Nuk ka më dyshime, zbulohet e ardhmja e Rubin Hebajt. Ja ku do të luajë sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 21:55

Nuk ka më dyshime, zbulohet e ardhmja e Rubin Hebajt. Ja ku do të luajë sezonin e ri

Nuk ka më dyshime, Rubin Hebaj do të qëndrojë në Durrës. Klubi nuk ka në plan që t’i largohet një nga “xhevahirët” e sulmit dhe ka bërë gati kontratën e rinovimit.

hEBAJ

Edhe pse lojtarin e donte me ngulm Vllaznia, në fund mbetën “thatë”. Akordi është arritur dhe firma për 1 vit është vetëm një formalitet tashmë.

Me Teutën që i janë shtuar pretendimet, do të jetë shumë herë më e qetë nëse në ofensivë kanë jo vetëm Krasniqin dhe të riun Kapllani, por edhe shkodranin që ka shënuar 3 gola me peshë në dy ndeshjet e fundit (një ndaj Beitarit që shërbeu për kualifikimin dhe dopietën ndaj Tiranës që u dha trofeun e Superkupës).

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"