“Humbja me Turqinë na ka zhgënjyer shumë”, flet Memushaj: Këto ndeshje tregojnë se sa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 18:31

“Humbja me Turqinë na ka zhgënjyer shumë”, flet Memushaj: Këto ndeshje tregojnë se sa…

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme me Moldavinë në transfertë, në një ndeshje ku kuqezinjtë vijnë pas një humbje të pamerituar si ajo kundër Turqisë. Në prag të sfidës së nesërme, së bashku me trajnerin Reja në konferencë për shtyp ka dalë edhe kapiteni Ledian Memushaj. Mesfushori vlonjat u shpreh se skuadra duhet ta harrojë humbjen e ditës së premte dhe të mendojë vetëm për ndeshjen e nesërme.

edi reja ledian memushaj

Jeni kapiten në një moment të vështirë të skuadrës, si është gjendja e shokëve të ekipit?

Normale që ndeshja me Turqinë na ka zhgënjyer shumë, por besoj se duhet ta harrojmë sa më shpejt sepse nesër kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme dhe do ta përgatisim sa më mirë. Duhet të rikuperohemi shpejt pasi kemi një ndeshje të rëndësishme. Duhet ta harrojmë shpejt ndeshjen me Turqinë.

Çfarë duhet të përgatisim për të parë një performancë të mirë sulmuese si ajo me Islandën, pasi kishim shumë raste të humbura në Turqi, për të gjetur saktësinë para portës?

Duhet të përmirësohemi si ekip, me Turqinë  treguam se nga ana taktike jemi përmirësuar shumë, dhe këtë duhet ta tregojmë edhe nesër. Këto janë nga ato ndeshje që janë shumë të vështira nga njëra anë, por nga ana tjetër tregojnë sa është pjekur ky ekip. Në fazën ofenzive nuk është vetëm puna e sulmuesve, por duhet të punojmë të gjithë shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"