“Me Vllazninë do jetë e vështirë, por luajmë për fitore”, Shkurtaj: Të mërzitur me 3 ndeshjet e fundit, jemi profesionistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 16:56

“Me Vllazninë do jetë e vështirë, por luajmë për fitore”, Shkurtaj: Të mërzitur me 3 ndeshjet e fundit, jemi profesionistë

Krahë trajnerit Shehi, para mediave para ndeshjes me Vllazninë ka dalë edhe sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj. Ky i fundit është shprehur se ekipi është i detyruar të marrë fitoren ditën e nesërme me Vllazninë, duke u shprehur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.Shkurtaj Mustaqe

E konsideroni veten të dënuar për të fituar?

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, duhet ta vlerësojmë në maksimum këtë ndeshje. Në këtë situatë që jemi tani, nuk e kemi luksin të mendojmë për rezultat tjetër, duhet të luajmë vetëm për fitore.

Mungesat?

E vërteta është se do na mungojnë shumë lojtarët që janë të rëndësishëm, por ka lojtarë që do  luajnë në këtë ndeshje dhe duhet të tregojnë vlerat e tyre.

Aspekti psikologjik?

Kur në 3 ndeshje nuk merr rezultatin që do, normal që mërzitesh, por jemi profesionistë dhe kanë mbetur shumë ndeshje para, ku ne duhet të reagojmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"