KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Kamza merr fitoren e parë, Luzi dhe Sopoti triumfojnë në transfertë. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 16:25

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Kamza merr fitoren e parë, Luzi dhe Sopoti triumfojnë në transfertë. Ja rezultatet

Ditën sotme janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e tretë.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është fitorja e parë e Kamzës për këtë sezon, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Spartakun.

Luzi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Vlazninë B në transfertë, ndërsa Ada e Velipojës ka zhgënjyer si vendase kundër Mirditës, teksa është mposhtur me rezultatin 1-2.

Sopoti ka mposhtur në transfertë Tiranën B, ndërsa Gramshi dhe Klosi e kanë mbyllur ndeshjen në paqe me rezultatin 1-1.

csa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"