“Jam shumë i lumtur te Arsenali”, flet Dani Sebajos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 14:38

“Jam shumë i lumtur te Arsenali”, flet Dani Sebajos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

Dani Sebajos kompletoi kalimin e tij te Arsenali në merkaton e verës, me formulën e huazimit nga Real Madridi.ceballos

Lojtari prej kohësh kërkonte largimin nga madrilenët, pasi kërkonte të luante më shumë minuta. Interesimet për mesfushorin spanjoll në merkaton e verës ishin të shumta, por ai zgjodhi të kalonte te “Topçinjtë”.

Së fundmi Sebajos ka dhënë një intervistë ku ka treguar arsyet e largimit nga Reali: “Unë tashmë luaj për Arsenalin dhe jam shumë i lumtur këtu. Doja të largohesha me çdo kusht nga Real Madridi. Tani për tani jam aty ku dua të jem dhe jam i lumtur për këtë. Mendimi im ishte të largohesha nga mardilenët, pasi doja të luaja dhe të argëtohesha. Pikërisht kjo më kishte munguar mua në dy vitet e mëparshme.”, theksoi spanjolli.

Sebajos po kalon një formë të mirë me Arsenalin, teksa është aktivizuar në 10 ndeshje, ku ka ndihmuar shumë skuadrën dhe ka shënuar 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"