E zbulon Andi Lila/ Sindikata Futbollistëve Profesionistë surprizë për ish-futbollistin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 19:32

E zbulon Andi Lila/ Sindikata Futbollistëve Profesionistë surprizë për ish-futbollistin shqiptar

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH), Andi Lila ka zbuluar se në datë 14 mars do të merret vesh surpriza që kanë përgatitur për një ish-futbollist shqiptar.

andi-lila

Ishte pikërisht SFPSH-ja ajo që organizoi ndeshjen e solidaritetit në datë 10 janar 2020 në “Air Albania Stadium”, ku pamë të zbrisnin ish-lojtarë të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Të ardhurat e përfituara nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

andi

“Luajtëm dhe po rindërtojmë! Me 14 mars 2020 do të jetë një suprizë mbresëlënse për një ish futbollist që e kishin harruar për 20 vite. Sindikata do te jetë gjithmonë dhe në cdo kohë e gatshme të ndihmojë futbollistët dhe ish-futbollistët në nevojë,” njoftoi SFPSH.

auto_bb1578079574

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"