“Arbitri ndikoi te ritmi i lojës”, Daja pas barazimit me Laçin: Kishim mungesa, dominuam pjesën e parë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 19:30

“Arbitri ndikoi te ritmi i lojës”, Daja pas barazimit me Laçin: Kishim mungesa, dominuam pjesën e parë, por…

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh se skuadra e tij dominoi në pjesën e parë në barazimin pa gola ndaj Laçit, por nuk ia dolën të shënojnë, duke shtuar këtu edhe problemin me mungesat në skuadër. Për “Gol pas Goli”, pas përfundimit të ndeshjes, Daja u shpreh:

Daja

Mungesat– Janë mungesa të rëndësishme. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndaj kundërshtarit që është mes ekipeve pretendete. Kemi rënë në pjesën e dytë, kjo për shkak se ishim të detyruar të zëvendësonim Brojën dhe na u prishën ekuilibrat në fushë. Kishim 5 lojtarë të rinj, teksa në pozicionet ku na duheshin, nuk mund të luanin. Kjo na bëri që t’i jepnim më shumë hapësira kundërshtarit.

Zëvendësimet– Edhe Kardozo ishte me probleme nga seanca e djeshme dhe u fut në fushë me një dëmtim që nuk vazhdonte dot më gjatë. Solomon nuk është lojtar anësor, por është sulmues kryesor. Ne prisnim që nga minuta në minutë të priste zëvendësimin Kardozo dhe për këtë arsye Carën nuk e futëm më shpejt.

Acarimi me arbitrin- Nuk dua të krijoj alibi me arbitrat, pasi në dy javët e kaluara gabimet kanë qenë më të mëdha. Arbitri ndikoi në ritmin e lojës, kur ne niseshim në aksione.

Dominimi–  Po ta analizojmë ndeshjen, pjesa e parë ishte në fushën e Laçit. Spostimi i Solomonit në krahun e majtë, e bën që të mos futeshim me shpejtësi te shtylla e majtë. I kërkuam që të merrte më shumë zonën. Ai duhej të ishte më afër portës. Një ndeshje të tillë mund të zgjidhnim edhe me një goditje, pasi Laçi ishte në prapavijë. Unë do e ndaja, që pjesën e parë e dominuam ne, ndërsa një pjesë të pjesës së dytë dominoi Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"