657 mijë euro në ditë Kutinjos, braziliani nuk bind bavarezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 20:28

657 mijë euro në ditë Kutinjos, braziliani nuk bind bavarezët

F ilipe Kutinjo u trans ferua me bujë nga skuadra e Barcelonës gjatë verës, por deri tani braziliani nuk ka bindur askënd që nga momenti kur erdhi nga katalanasit. 

kutinjo

Në ndeshjet e fundit, 27-vjeçari ka ngrohur stolin, duke humbur kështu vendin e titullarit. Euforia ishte e madhe në muajin gusht, atëherë kur Kutinjo u prezantua si lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë. Më në fund drejtuesit bavarezë kishin sjellë në skuadër një yll dhe kjo me një çmim të arsyeshëm.

Vetëm 8.5 milionë euro për një sezon i kushtoi braziliani Hënesit dhe Rumeniges. Kjo u arrit falë marrëdhënieve të mira midis dy klubeve, të cilat kishin bërë një marrëveshje të mirë, të paktën për gjermanët. Karl Hainc Rumenige falënderoi publikisht skuadrën spanjolle dhe presidentin Hoze Maria Bartomeu. Tre muaj më vonë situata duket ndryshe. Kutinjo nuk po arrin të përshtatet siç duhet në Mynih.

Kutinjo

Nën drejtimin e Hansi Flikut, mesfushori ka ngrohur vetëm stolin (me Olimpiakosin dhe Dortmundin). Flik i beson Mylerit përpara numrit 10. Me Mylerin në fushën e lojës, bavarezët çmontuan Borusian me rezultatin 4-0 të shtunën e kaluar, duke dhënë një sinjal të fortë për titull. Kutinjo luajti vetëm 20 minutat e fundit. Shumë pak për një lojtar që i ka kushtuar Bajernit 9.8 milionë euro për 15 ndeshjet e para. Arsyeja? Përveç 8.5 milionë eurove për huazimin, shtohet shuma neto prej 13 milionë eurosh. Shuma bruto është diku te 25 milionë euro. Kjo bën që braziliani t’i kushtojë Bajernit plot 33.5 milionë euro në total. Për një ndeshje (33 kampionati, 13 Champions, 5 kupa e Gjermanisë) bavarezët paguajnë 657 mijë euro për fantazistin.

 FORMA E DOBËT

Forma sportive ka lënë shumë për të dëshiruar, edhe pse kampioni i Kupës së Amerikës me Brazilin premtoi se do të bënte më mirë në momentin kur zbriti në tokën gjermane.

Kutinjo6

Vetëm 2 gola dhe 4 asiste janë shumë pak për një lojtar si ai, megjithëse ka ende shumë kohë për të që të rigjejë formën e tij më të mirë. Në Mynih shpresojnë që braziliani ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha në Champions. Nëse ai do të arrijë ta bëjë këtë gjë, atëherë Bajerni është i gatshëm të rrezikojë më shumë në fund të sezonit për ta mbajtur. Kujtojmë se kampionët e Gjermanisë kanë të drejtën për ta blerë atë përfundimisht nga Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"