60 vite nga derbi më i famshëm Partizani-Dinamo që zgjati 242 minuta, Mehdi Bushati: Humbëm, por goli i Panos na “justifikoi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2021 | 20:00

60 vite nga derbi më i famshëm Partizani-Dinamo që zgjati 242 minuta, Mehdi Bushati: Humbëm, por goli i Panos na “justifikoi”

Ish-titullar i Dinamos dhe Kombëtares në ato vite, i kujton shumë mirë dhe me nostalgji, pasi ka qenë protagonist në ato sfida të paharruara.

Bushati Mehdi

“Na grumbulluan në Durrës, në konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, për t’i larguar lojtarët nga Tirana”, tregon ai për “Panorama Sport”.

Z. Bushati, një sfidë pa fund ajo Dinamo-Partizani e viteve ’60 apo jo?

Rivalitet i jashtëzakonshëm. Vetëm në atë sezon ishim ndeshur disa herë. Edhe titujt, trofetë, janë ndarë midis dy klubeve në ato vite. Ishim miq, shokë, luanim kundër, pastaj bashkë në Kombëtare, turne miqësorë. Ia njihnim mirë lojën njëri-tjetrit, si dhe strategjitë që përdornin trajnerët. Ne ishim kampionë në fuqi dhe Dinamoja e asaj peri- udhe ishte skuadër e fortë.

Çfarë kujtoni nga ato ndeshje?

Që u luajtën në “Dinamo”, pasi “Qemal Stafa” për arsye ristrukturimi ishte mbyllur. Dy takime në tri ditë. 242 minuta pa fund, spe- ktator i jashtëzakonshëm, interesim i madh. Mendoj se ndeshja e parë, ajo ka qenë më e bukura, më dramatikja për emocionet që përcolli deri në fund.

Si luanin skuadrat, taktikat, mënyrat e lojës?

Secila kishte fizionominë e saj të lojës. Skuadrat kishin një potencial të madh lojtarësh, Resmja, Jareci ishin liderë të vërtetë. Ato sfida patën tri pamje: Partizani në festë, kur Resmja shënoi, titulli larg vetëm 2 minuta. Më pas në festë Dinamoja, edhe pse lojë nuk kishte më.

Takimi i dytë, vinim pas 120 minutash lojë. Ishim të lodhur, men- doni kohën, kushtet. Kur Pano shënoi dhe arbitri Hysenaj ndaloi lojën dhe sinjalizoi fun- din e saj, ne pamë njëri-tjetrin. Askush nuk e pranonte humbjen e ndeshjes dhe të titullit kampion, por “golin e shënoi Pano”, ky ishte justifikimi që gjetëm….

UVIL ZAJMI – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Partizani-Dinamo, kur derbi zgjaste 242 minuta dhe Pano u jepte titullin “demave”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"