6 vite nga aksidenti në alpe, Majkëll Shumaker vazhdon të luftojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2019 | 15:06

6 vite nga aksidenti në alpe, Majkëll Shumaker vazhdon të luftojë

Më 29 dhjetor, u mbushën 6 vite nga një prej ngjarjeve më tronditëse të botës së sportit. Legjenda e automobilizmit, Majkëll Shumaker, do të aksidentohej teksa bënte ski në alpe, në Maribel të Francës. Që prej asaj dite nuk ekziston asnjë imazh i pilotit gjerman, i cili për një kohë të gjatë dergjej në koma (flitet deri në qershor të vitit 2014).

shumaker

Megjithatë, sipas njerëzve të tij të afërt, Shumi vazhdon të luftojë. “Gjërat e mëdha nisin nga hapa shumë të vegjël, nga copëza tejet të vogla, të cilat mund të ndërtojnë një mozaik të madh”, ishin fjalët e bashkëshortes Korina disa ditë më parë, duke iu referuar gjendjes së Shumit.

Tashmë që kanë kaluar 6 vite nga ajo ditë dramatike, kemi një heshtje, e cila çuditërisht në vend të bëjë që të harrohet, e ka shtuar edhe më shumë mungesën e një kampioni i cili adhurohet në të gjithë botën. Lajmi i fundit për Shumakerin daton në shtator, atëherë kur u transferua në Paris për një trajtim me qeliza staminale në spitalin “Georges Pompidou”.

shumaker gruaja korina

“Shumi është koshient”, thoshte një prej doktoreshave të spitalit, por këto vazhdojnë të mbeten vetëm thashetheme dhe ende nuk ka asnjë informacion tjetër. Tashmë të gjithë janë të interesuar se sa progres ka bërë ai që prej daljes nga koma. Por mesazhi i dhënë së fundmi nga Korina, tregon se Majkëll Shumaker vazhdon të luftojë. Kujtojmë që për gjendjen e Shumakerit në disa raste është shprehur edhe Zhan Tod.

Presidenti FIA-s, i cili është një prej personave më të afërt të gjermanit, muaj më parë kishte deklaruar se ka ndjekur gara të Formulës 1 nëpërmjet televizionit së bashku me Shumakerin, duke u shprehur gjithashtu se ishpiloti i Ferrarit është i vetëdijshëm.

Majkel-Shumaker-Ski

Megjithatë, disa javë më parë, kur Tod ishte i pranishëm në Shqipëri, gjatë eventit “FIA Sport Regional Congress”, u rezervua për të dhënë informacione rreth gjendjes së Shumakerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"