6 pikë në 2 ndeshje, Besa e rilindur me Kashamin: Asgjë e rastësishme, jemi të bashkuar për ta mbyllur me sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 22:54

6 pikë në 2 ndeshje, Besa e rilindur me Kashamin: Asgjë e rastësishme, jemi të bashkuar për ta mbyllur me sukses

Besa bëri “surprizën” të dielën, duke mundur Pogradecin kryesues. Jo se është çudi të fitojë një ekip si Besa, por duke ditur rrethanat dhe situatën në renditje, me kavajasit larg kreut dhe me shanse minimale për dy vendet e para.

Kashami

Verdhezinjtë i mundën pogradecarët në fushën asnjanëse të Shijakut 3-2, me të njëjtin rezultat që arritën edhe në fushën e Devollit, ku siguruan 4-shen e parë javën e fundit të fazës së dytë. Debutimi i trajnerit Ndriçim Kashami në stolin e Besës është fantastik: 2 ndeshje, 6 pikë dhe 6 gola të shënuar. Janë shifra që tregojnë qartë se skuadra ka ndryshuar.

POGRADECI – Për “Panorama Sport”, tekniku kavajas pohon se Besa ka disa karakteristika të veçanta tekniko-taktike dhe se ai ka punuar duke u bazuar tek ato. Loja bazohet te qarkullimi i dendur i topit, duke krijuar epërsi ndaj kundërshtarit dhe duke lëvizur në zona të ngushta. Skuadra tashmë duket se luan më lirshëm.

“Jemi përpjekur gjatë kësaj kohe bashkë me kolegët e stafit që ta bëjmë skuadrën të veprojë lirisht në fushë. Ndaj Pogradecit fituam, sepse për minuta të tëra diktuam lojën tonë dhe fituam metra në fushë. Punuam me një plan special për ndeshjen me Pogradecin, duke i pasur idetë të qarta. Dubluam pikat e forta të kundërshtarit dhe ishim të saktë në veprimet në sulm. Krijuam shumë raste dhe shënuam”, thekson trajneri Kashami.

Kashami Besa

APELI – Pas fitores ndaj Pogradecit, Besa ka marrë një shpërblim. Trajneri kavajas thotë se gjithmonë ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të jenë sa më korrektë në përmbushjen e detyrimeve financiare. Kashami e ka të qartë se kjo gjë i bën futbollistët të jenë më të përqendruar në fushë.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"