6 largime deri tani, por te klubi i Kategorisë së Parë pritet zyrtarizimi për afrimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 13:05

6 largime deri tani, por te klubi i Kategorisë së Parë pritet zyrtarizimi për afrimin e…

Vazhdon revolucioni tek Erzeni. Janë jo pak por 5 lojtarë të larguar zyrtarisht nga shijakasit. Pasi mbyllën një sezon tërësisht zhgënjyes (u renditën të 4-ërt në “play off”-in e Grupit A, edhe pse pretendonin fillimisht ngjitjen në elitë), tashmë klubi do që ta nisë nga A-ja dhe të ndërtojë një ekip që të pretendojë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Merkatoja në hyrje “vlon” prej ditësh, e megjithatë më shpejt kanë nisur rrjedhjet. Ka qenë vetë Erzeni që ka komunikuar “divorcin” me portierin Elton Vata, mesfushorin Orion Xhemalaj, sulmuesin Mustafa Xhixhiua dhe mbrojtësit Denis Biba e Mario Teqja.

erzeni lushnja

Nëpërmjet faqes së klubit ata kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me këta futbollistë, të cilët tashmë pritet të nisin një aventurë të re në një tjetër skuadër. Kujtojmë që më herët u mbyll marrëveshja edhe me mesfushorin Xhonatan Lajthia, duke e çuar kështu në 6 numrin e largimeve.

Drejtuesit më të lartë janë duke punuar për të përforcuar grupin në të gjithë sektorët dhe shumë pranë firmës është një “ish”. Bëhet fjalë për Ermal Vathin, që sezonin e fundit ishte pjesë e Turbinës. Mbrojtësi 27-vjeçar parimisht e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

Në planet e stafit teknik janë edhe Rigers Karaj, Xhuljan Reçi dhe Ardit Osmani, të cilët kanë qenë pjesë e Korabit. Me Dorjan Bubeqin, që ka drejtuar dibranët, duhet thënë që ai i njeh mirë këta elementë dhe për këtë motiv i ka përfshirë në listën e dëshirave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"