“6-0! Duartrokitje! A je akoma në humor, z.Lëv?”, mediat gjermane shënjestrojnë teknikun pas turpërimit nga Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:33

“6-0! Duartrokitje! A je akoma në humor, z.Lëv?”, mediat gjermane shënjestrojnë teknikun pas turpërimit nga Spanja

Mediat gjermane nuk e kanë kursyer aspak kombëtaren e tyre, e cila u shkërmoq totalisht nga Spanja 6-0 në mbrëmjen e sotme në Ligën e Kombeve. Trajneri i “Pancerave” Joakim Lëv ishte në shënjestrën e shtypit gjerman për shpërfytyrimin e ekipit ndaj iberikëve.
35766300-8957345-image-a-29_1605617159314

“Duartrokitje” dhe “a je akoma në humor, z.Lëv?” ishin disa prej etiketimeve më thumbuese për teknikun gjerman, i cili ndodhet në një pozitë tepër delikate përsa i përket të ardhmes në stolin e Gjermanisë.

“Tani Jogi po lëkundet! Kombëtarja pëson falimentimin më të madh që prej 1931!” (BILD)

“6-0, duartrokitje për Lëvin! Gjermania mundet nga Spanja!” (FOCUS)

“Akoma në humor, z.Lëv? Natyrisht” (DIE WELT)

“6-0! Gjermania totalisht e mbutur bie në Spanjë!” (STERN)

“Spanja fiton me Gjermaninë, Lëv&CO provojnë turpin e 6-0!” (KICKER)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"