VIDEO/ “Shnajder si Salihi”, holandezi shpërthen pas kartonit të kuq: Ndeshja e fundit që luaj këtu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 23:04

VIDEO/ “Shnajder si Salihi”, holandezi shpërthen pas kartonit të kuq: Ndeshja e fundit që luaj këtu!

Uesli Shnajder nuk i ka mbajtur më nervat në ndeshjen e fundit të luajtur në Lindjen e Mesme me ekipin e tij Al Gharafa. Ai fitoi 2-0 ndaj Katar SC, por në minutën e 91-të, u nxorr nga loja me karton të kuq.

pjimage

Holandezi me dopietën e tij, në minutat 45+2 dhe 83, i dha edhe 3 pikët Al Gharafas, por nuk e mbylli siç duhej, dhe pasi u ndëshkua me të kuq, teksa po dilte nga fusha e lojës, u kap nga kamerat duke thënë: “Kjo është ndeshja e fundit që luaj këtu në Katar”, në nerva e sipër.

Gjithsesi, ish-mesfushori i Interit, që u transferua në Janar të 2018-ës në Katar, shkroi në Tëitter: “Reagova në nxehtësinë e një kartoni të kuq që nuk e meritova. Gjithsesi, për të kundërshtuar çdo spekulim të mediave, më pëlqen shumë të jetoj e të luaj futboll në Katar.”

shnajder

Një rast i ngjashëm ky me futbollin shqiptar, kur në 20 maj të 2017-ës, në ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut, ishte Hamdi Salihi, i cili pas gjykimit jo të drejtë të arbitrit Enea Jorgji në atë takim, i nxehur nga vendimet e tij, i mori kartonin e kuq kryesorit, dhe ia grisi. Në fund të atij sezoni, Kukësi u shpall kampion, por Salihi u largua nga korçarët dhe Kategoria Superiore, për të vazhduar karrierën në ligën e dytë austriake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"