Vetëm një dilemë për Sormanin para Vllaznisë, shikoni formacionin e mundshëm të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 8:22

Vetëm një dilemë për Sormanin para Vllaznisë, shikoni formacionin e mundshëm të Partizanit

Partizani ka një ndeshje të vështirë sot në Shkodër dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë edhe mungesa të rëndësishme në ekip, siç është ajo e Trashit.partizani

Të kuqtë stërvitjen e fundit e zhvilluan në “Football Republic”, duke u rikthyer pas shumë muajsh në kompleksin e ish-futbollistit të shquar, Redi Jupi. Në seancën e fundit trajneri Sormani ka pasur vetëm një dilemë: atë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Së fundmi, ka fituar pikë Mala që është në balotazh të fortë me Idrizajn. Pjesa tjetër pritet të jetë ajo që luajti kundër Teutës me Hoxhën në portë, Belicën dhe Boldor në qendër dhe Hakajn në të majtë të prapavijës. Melo, Telushi dhe Broja priten në mesfushë, ndërsa Çinari sërish pritet të jetë pas dy sulmuesve Braun dhe Bardhi.

PR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"