U tall me shokun e ekipit në rrjetet sociale, federata angleze me dorë të hekurt për futbollistin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 17:49

U tall me shokun e ekipit në rrjetet sociale, federata angleze me dorë të hekurt për futbollistin e Sitit

Para pak kohësh Bernardo Silva bëri një shaka në “Twitter” me shokun e tij të ekipit, Benxhamin Mendi, teksa e krahasoi atë me personazhin te ëmbëlsirat për fëmijë “Conguitos”.1_MAIN-FBL-EUR-C1-MAN-CITY-DINAMO-ZAGREB

Pikërisht kjo shaka i ka kushtuar rëndë sulmuesit portugez, i cili ditën e sotme ka marrë një dënim nga federata angleze, për shkak se u quajt si postim racist. Bernardo Silva është dënuar me një ndeshje pezullim dhe 50 mijë sterlina gjobë.

Ndonëse futbollisti e fshiu postimin menjëherë, dhe Mendi u shpreh se ishte thjesht një shaka, përsëri federata angleze vazhdoi procedurat dhe sot dha dënimin për lojtarin.

Një shembull tjetër, se në Angli nuk lejohen në asnjë mënyrë racizmi, ndryshe nga Italia ku kohët e fundit dëgjojmë shumë kore raciste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"