Tjetër lojtar pranë largimit nga Milani, mbrojtësi një hap larg kalimit te ekipi i Serie A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 18:57

Tjetër lojtar pranë largimit nga Milani, mbrojtësi një hap larg kalimit te ekipi i Serie A

Mateo Gabia është shumë afër largimit nga Milani, teksa pritet të kalojë te skuadra tjetër e Serie A, Parma.Matteo-Gabbia-home

Në këto momente është duke u zhvilluar një takim mes drejtuesve të Milnit dhe agjentit të mbrojtësit. Sipas gazetarit italian Xhianluka Di Marcio, futbollisti është një hap larg kalimit te Parma.

Te këta të fundit 20-vjeçari do të kalojë në formën e huazimit deri në fund të sezonit, më pas do të rikthehet përsëri te Milani.

Me kuqezinjtë Gabia nuk ka gjetur shumë hapësira dhe për këtë arsye ka vendosur të kalojë te një ekip tjetër ku do të kishte më shumë minuta në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"