“Ti dil urgjentisht jashtë”, tërbohet trajneri grek i Luftëtarit. Lojtari përfundon në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 21:12

“Ti dil urgjentisht jashtë”, tërbohet trajneri grek i Luftëtarit. Lojtari përfundon në tribunë

Luftëtari ka zhvilluar dje një test miqësor ndaj ekipit U-19 të klubit, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve për stafin teknik të bluzinjve.

jorgos marantas

Trajneri Jorgos Marantas ka qenë shumë i acaruar me të tijtë që në fillim, pasi kuptoi se titullarët e kishin neglizhuar lojën dhe nuk kishin impenjimin e duhur. “E kuptoni se çfarë po bëni?! Jeni profesionistë dhe duhet të silleni në fushë si të tillë, edhe kur luani kundër të rinjve. Ti Dushkaj urgjentisht dil jashtë”, ka thënë fillimisht Marantas para ekipit.

jurgen dushkaj

Miqësorja e luajtur në stadiumin “Gjirokastra” përfundoi me fitoren e Luftëtarit 5-2, teksa Realdo Fili u bë protagonist me të dyja ekipet. Fillimisht ai shënoi në portën e të rinjve, ndërsa në pjesën e dytë, Marantas e kaloi me skuadrën U-19 dhe realizoi kundër Luftëtarit. Trajneri grek i bluzinjve ka kërkuar më shumë agresivitet nga të tijtë dhe ajo që e ka tërbuar ka qenë një veprim në fillimin e lojës nga Jurgen Dushkaj. Marantas ka shpërthyer në gjuhën angleze dhe greke, duke i kërkuar mbrojtësit të djathtë të largohej urgjentisht nga fusha. Në këtë moment trajneri u irritua aq shumë, saqë goditi edhe një nga bidonët afër stolit, duke habitur jo pak të pranishmit në stadium.

mARANTAS JORGOS

Mirëpo, çudia ndodhi më pas, kur edhe trajnerit i ranë nervat. Në një kohë që Dushkaj kishte dalë nga loja, me urdhër po të trajnerit, rikthehet në fushë me ekipin e titullarëve. Lojtari reagon mirë në fushë pas kritikave, duke shënuar madje dy gola. Pjesa e parë u mbyll 3-1 për Luftëtarin, teksa fillimisht shënoi Fili, më pas mbrojtësi Lala dhe në limitin e pjesës së parë Dushkaj. Për të rinjtë shkurtoi diferencën e golave Çelo. Një problem muskulor pati mesfushori Erald Hyseni, i cili u zëvendësua pa u mbyllur pjesa e parë. Ndërsa pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime në formacionet e të dyja skuadrave, teksa në portën e ekipit të parë u vendos Sadik Basha, ndërsa për U-19 luajtën holandezi Hilgen dhe sulmuesi Fili. Marantas dhe trajneri i të rinjve, Bistri, u munduan t’i përshtatnin formacionet, me synimin e vetëm që gjithçka të ishte në funksion të skemave që aplikonte ekipi i parë. Në pjesën e dytë plotësuan fitoren 5-2 golat e Dushkajt dhe Oshafit, ndërsa për të rinjtë realizoi Fili. Tifozët mbetën të zhgënjyer nga loja e Luftëtarit, por gjithsesi presin reagimin në ndeshjet zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"