Shpullë kokës arbitrit, ja sa dënohet drejtori i Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 11:52

Shpullë kokës arbitrit, ja sa dënohet drejtori i Kastriotit

Komisioni i Disiplinës më në fund është bërë i gjallë për të marrë vendimin për skandalin e ndodhur në ndeshjen e 14 shtatorit, mes Kastriotit dhe Egnatias, ku drejtori i klubit krutan, Gazmend Vogli, goditi me shpullë arbitrin e katërt të ndeshjes.

bandicam-2019-09-19-17-21-01-695

Edhe pse pamjet janë të qarta për goditje me shpullë kokës së arbitrit, FSHF e quan një akt të mbetur në tentativë këtë rast, dhe sipas nenit 8/1, 8/2 dhe 11/h të Kodit të Disiplinës Sportive, e ka dënuar Voglin me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjeve dhe stolin e rezervave për sezonin 2019-2020.

Goditja e gjyqtarit te katert on Vidnews.

16.Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastroti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentataive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave pëe sezonin futbollistik 2019/2020.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"