“Sa shumë padrejtësi!”, Jonuz: Ishte një pikë morali në Tiranë, por mund të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 21:19

“Sa shumë padrejtësi!”, Jonuz: Ishte një pikë morali në Tiranë, por mund të fitonim

Tekniku i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, është shprehur i kënaqur me pikën që skuadra e tij arriti në takimin ndaj Tiranës. Sipas tij, ajo ishte një pikë morali për ekipin.

mirsad jonuz

Nga ana tjetër ka theksuar faktin se ekipi i tij mund të kishte marrë diçka më tepër në këtë përballje. Ndërsa ka folur edhe për moslejimin e tij që të ishte i pranishëm në dhomat e zhveshjes. Maqedonasi kërkon nga ekipi të shfrytëzojë në maksimum këto ditë ndërprerjeje, teksa beson se nëse të gjitha hallkat e Vllaznisë do të jenë së bashku, atëherë edhe rezultatet nuk do të mungojnë.

A jeni i kënaqur me pikën e marrë dhe me lojën?

Një pikë me Tiranën është një sinjal i mirë për ne që kemi filluar të ndryshojmë. Një pikë me Tiranën do të sjellë fillimin e ndryshimeve pozitive. Ekipi ka bërë një lojë të mirë, por mund të kishim bërë edhe më tepër. Kemi humbur pikë për gabimet tona dhe po ashtu edhe në takimin e fundit. Mendoj se kjo pikë ndikon në rritjen tonë psikologjike.

jonuz arbitri ziri

Mësoni se keni mbetur pa takuar ekipin. Si u ndjetë? 

Kishte shumë padrejtësi ndaj nesh… Unë dhe stafi profesionist po dërgojmë mesazhin se duhet të punojmë në kulturën sportive dhe ta dërgojmë mesazhin si një familje futbolli. Këto mesazhe do t’i shpërndajmë së bashku me tifozët tanë besnikë. Të kërkojnë respekt dhe të luajnë futboll, asgjë më shumë.

Sa për Hygorin, shpresoni të jetë së shpejti në Shkodër dhe të bashkohet me ekipin? 

Unë besoj se po dhe shpresoj në këtë drejtim.

jONUZ

Sa ndikim do të ketë në skuadër, pasi keni theksuar se ekipit i duhet kohë? 

Kemi sërish një pushim dhe do të kemi kohë të punojmë për të riparuar në lojërat tona. Pikërisht aty ku kemi shfaqur edhe dobësitë në të kaluarën.

Çfarë po i kërkoni ekipit tuaj? 

Nëse fillojmë të mendojmë vetëm për futbollin dhe lojën, kemi një shans të jemi më të mirë. Ata duhet të besojnë në vetvete, kjo do të na japë një sinjal për të qenë më të mirë dhe më të lartë moralisht. Nëse jemi të qetë dhe të bashkuar të gjithë së bashku…, Vllaznia fiton.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"