EKSKLUZIVE/ Tirana humbet Majkëll Ngonë, sulmuesi nuk udhëton drejt Ballshit për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 13:22

EKSKLUZIVE/ Tirana humbet Majkëll Ngonë, sulmuesi nuk udhëton drejt Ballshit për…

Majkëll Ngo nuk luan në Ballsh. Një problem familjar ka bërë që anglezi të mos jetë me skuadrën në udhëtimin e tij drejt Ballshit. Me sa është mësuar, lojtari ka pasur një shqetësim dhe stafi, duke parë situatën, ka dashur që të mos e ngarkojë dhe ta lërë në shtëpi. Lojtari nuk ka udhëtuar fare me ekipin në një nga sfidat më të rëndësishme, atë kundër Bylisit në Kupë. Ngoja është golashënuesi i ekipit me 11 rrjeta si dhe njeriu asist i Superiores me 13 të tillë. Anglezi po zhvillon një sezon të mirë dhe është kthyer vendimtar për Tiranën këtë kampionat.Ngo Tirana

Për “Panorama Sport” anglezi dy ditë më parë ishte shprehur se me dy golat shënoi në Korçë, Tirana duket një hap larg titullit kampion. “Skuadra bëri një paraqitje të mirë ndaj Skënderbeut, kjo falë edhe taktikës korrekte që zgjodhi trajneri Egbo në pjesën e dytë të ndeshjes. Unë isha më në qendër, ndërsa Torasa u zhvendos në anësore, duke shërbyer më shumë topa. Kështu që, arritëm të krijonim më shumë shanse dhe në fund ia arritëm të shënonim.

Në pjesën e parë patëm shanse, por nuk arritëm të finalizonim”, tha në fillim anglezi. Sulmuesi foli edhe për sfidën me Bylisin dhe Kukësin, ku në të parën nuk do të luajë. Realisht jemi një hap larg titullit dhe nëse duam të shpallemi kampionë, duhet të fitojmë edhe ndaj skuadrave të mëdha. Kam shënuar gola me peshë këtë sezon për fitimin e titullit, por më e rëndësishme në futboll është paraqitja dhe rezultatet e skuadrës sesa individit. Kështu, unë thjesht bëj detyrën, luaj dhe mundohem që të shënoj sa më shumë gola, të cilët sigurisht kanë rëndësi për ekipin”, ka vazhduar më tej anglezi.ngo

Po a do ta shikojmë Ngonë edhe sezonin e ardhshëm te Tirana? “Le ta zbulojmë në të ardhmen. Për momentin jemi të përqendruar për fitimin e titullit dhe jam i hapur që të ulem në bisedime për të diskutuar për të ardhmen”, mbylli Majkëll Ngoja. Anglezi në sfidën e fundit ishte një hero për titullin dhe kundër racizmit. Majkëll Ngo ishte njeriu i Tiranës në triumfin 1-2 ndaj Skënderbeut, duke realizuar dopietë në harkun kohor të 6 minutave. Ai ka treguar se e meriton fanellën bardheblu, por do të jenë drejtuesit ata që do të vendosin për të ardhmen e anglezit.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"