Partizani bën eksperiment, ja kurthi për Tiranën. Risia në fushë pritet të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 15:10

Partizani bën eksperiment, ja kurthi për Tiranën. Risia në fushë pritet të jetë…

Partizani vjen me mungesa me peshë në derbi, por ajo që habit në të tilla raste është qëndrimi i trajnerit Franko Lerda, i cili nuk i përmend si alibi, ndonëse nuk ka tre titullarë në dispozicion. 

partizani ne stervitje

Edhe gjatë konferencës së djeshme, italiani pohoi se llogaritë i bën vetëm me grupin që ka në dispozicion dhe padyshim qetësinë ia jep grupi që ka plot alternativa. Bruno Telushin dhe Rron Broja janë të pezulluar nga kartonët, por edhe për këtë sfidë, Esat Mala vijon i pezulluar nga klubi. Trajnerin Lerda ka surprizuar gjatë javës stërvitore, pasi për derbin ai ka një ide për formacion edhe pa Jasir Asanin dhe Erald Çinari.

Eksperimenti i Lerdës për derbin ka të bëjë me një risi të paparashikuar nga askush, pasi trajneri ka provuar Alesio Hysenin në qendër të mesfushës. 22-vjeçari po bën një vit pranë të kuqve, por akoma s’ka debutuar në një ndeshje zyrtare me Partizanin. Trajneri Franko Lerda në përgjithësi gjatë javës e përzien disa herë formacionin, gjë e cila nuk ka ndodhur gjatë këtyre seancave stërvitore për Tiranën. Për tri ditë më radhë, ai ka praktikuar të njëjtin formacion eksperimental. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që sot Lerda ta përmbysë situatën, duke lënë të kuptojë se e gjitha ka qenë një kurth për kundërshtarët bardheblu.

lerda

RIKTHIMI TE SKEMA 

3-5-2 Ajo që prodhoi humbja me Bylisin, e detyron trajnerin Lerda të bëjë ndryshime në formacion. Mungesat bëjnë që Partizani të rikthehet te skema e lojës së praktikuar në fillim të kampionatit. Në seancat e fundit, 53-vjeçari italian ka punuar me ekipin sipas rreshtimit 3-5-2.

Bitri-Boldor-Belica janë piketuar si treshja e mbrojtjes. Në mesfushë, Lerda ka provuar vetëm këtë pesëshe: Idrizaj dhe Trashi në krahë, ndërsa Romero, Hyseni dhe Melo në qendër. Sulmi për derbin e sotëm parashikohet të përbëhet nga Theofilus Solomoni dhe Jurgen Bardhi. Trajneri ka punuar shumë gjatë këtyre ditëve me këtë 11-she, duke surprizuar në përgjithësi, ku përveç tri mungesave në mesfushë, Lerda i dhuron “kënaqësinë” kundërshtarit që të ulë në stol edhe dy sulmuesit e krahëve, Asanin dhe Çinarin.

Capture

Gjithsesi, vetëm sot mund të qartësohet që përgatitjet e javës kanë qenë vërtetë në funksion të eksperimentit ose një kurth i detyruar nga frika e spiunazhit nga rivalët. Mbase Lerda e ka edhe si strategji, që në varësi të rezultatit, të kenë dy “asa” nën mëngë për t’i përdorur në pjesën e dytë, siç është Jasir Asani dhe Erald Çinari, golashënuesit e skuadrës.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"