Paraqitjet pozitive, mbrojtësin e Kombëtares e duan në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 8:18

Paraqitjet pozitive, mbrojtësin e Kombëtares e duan në Serinë A

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, mund të transferohet gjatë merkatos së janarit në Serinë A. 

ismajli

Janë vetë mediat italiane ato që raportojnë lajmin për kosovarin që është pjesë e klubit kroat, Hajduk Split. Forma e mirë që 21-vjeçari ka shfaqur në kampionatin kroat, ka bërë që të ketë oferta konkrete nga klubet italiane.

Bëhet fjalë për Atalantën e cila merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe Bolonjën, dy klube me shumë emër në Serinë A. Sipas asaj që raportojnë në vendin fqinj, të dyja klubet e kanë vëzhguar prej kohësh Ismajlin dhe janë bindur për të nisur bisedimet mes palëve. Lojtari është bërë shumë i rëndësishëm edhe për Kombëtaren kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"