“Një pikë me Tiranën më kënaq”, Daja kunj Shehit: Grupin tim e njoh më mirë unë, ja e vërteta e takimit me Halilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 17:18

“Një pikë me Tiranën më kënaq”, Daja kunj Shehit: Grupin tim e njoh më mirë unë, ja e vërteta e takimit me Halilin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës në Korçë.

ilir daja

Daja foli për grupin që ka në dispozicion, si edhe për rivalët bardheblu që do të presë nesër. Tekniku kryeqytetas gjithashtu foli edhe për një takim të ditëve të fundit me presidentin Halili, ndërsa nuk la pa thumbuar as Shehin, që një ditë më parë në “Panorama Sport” shprehej se sipas tij, Pëllumbi do bënte më mirë në një pozicion tjetër nga aty ku e aktivizon Daja.

LUHATJET – Sigurisht ka pasur arsye për oshilacionet. Dëmtimet kanë qenë një arsye që do e veçoja. Asnjëherë nuk kemi përdorur një formacion, s’e kemi pasur të gjithë grupin e plotë. Shpresoj që me rikthimin e lojtarëve të mos kemi më luhatje. Normalisht do ketë, por shpresoj të mos jenë në të njëjtën shkallë si deri më tani.

ilir dajaaa

TIRANA – Tirana ka objektiva madhorë, si 2-3 ekipe të tjera, kanë lojtarë me eksperiencë që kanë fituar tituj. Është një ndeshje e vështirë, por si në çdo ndeshje futemi me objektivin për të fituar. Edhe pse e dimë që e kemi shumë të vështirë, për të gjithë problematikat që kemi pasur këto dy javë. Gjithsesi do të futemi në fushë të japim maksimumin.

GRUPI  – Kishim dy javë kohë të përgatitemi, por vetëm dy ditët e fundit grupi ishte i plotë. Kishim 4 lojtarë me kombëtaret, kurse disa titullarë ishin të diferencuar. S’kemi vendosur akoma as formacionin. Praktikisht kishim vetëm dy ditë kohë për t’u përgatitur për Tiranën.

ilir daja1

OBJEKTIVI – Një pikë do më kënaqtë nëse ekipi do shprehej si me Kukësin. Në atë ndeshje bëmë një lojë të mirë. Nuk ishim të zemëruar se nuk fituam. Një lojë e tillë të jep shpresa për vazhdimësinë. Do isha i kënaqur me një pikë nëse luajmë mirë. Në të kundërt nuk na bën punë, nëse nuk shprehemi mirë në fushën e lojës.

GJENDJA E SKUADRËS – Tani kemi 3-4 lojtarë nga mosha 18-20 vjeç që mund të jenë pjesë e formacionet. Skënderbeu është mësuar në elitë dhe në këtë moment nuk e kemi potencialin e duhur, nëse nuk sforcohemi të gjithë bashkë, nëse ata me eksperiencë nuk japin kontributin maksimal që lojtarët e rinj ta kenë më të lehtë të shprehen. Kjo na shqetëson, por me frymën që ekziston brenda grupit jam optimist se gjërat do të shkojnë mirë.

TAKIMI ME HALILIN  –  Nuk kam pasur takim me Halilin. Të gjithë presidentët i takoj, pasi ky është një vlerësim për punën që kam bërë. Me të gjithë presidentët e Superiores mund të pi kafe. Nuk kam pasur një takim për probleme sportive. Thjesht takim për një kafe. Jo vetëm me Halilin, por takohem edhe me të tjerët.

DEKLARATAT E SHEHIT – Kur ai kishte drejtimin e Skënderbeut, me një potencial shumë më të madh se ky që kam unë, unë i kam shmangur deklaratat për ekipin e tij, me shumë korrektësi. Më mirë se Shehi, jemi ne me stafin që vendosim ku Pëllumbi mund të japë më të mirën. Qendërmbrojtësi mund të jetë pozicion më i mirë për të, por me organikën që kemi në dispozicion ai mund të sakrifikojë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"