“Ndonjëherë zihem me Sarrin”, rrëfehet Higuain: E kemi të ndaluar ta themi, por të gjithë te Juventusi duam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 18:20

“Ndonjëherë zihem me Sarrin”, rrëfehet Higuain: E kemi të ndaluar ta themi, por të gjithë te Juventusi duam…

Gonzalo Higuain vendosi të rikthehet përsëri te Juventusi, pas aventurave me Milanin dhe Çelsin. Karriera e tij me bardhezinjtë ka qenë shumë e mirë, teksa në këtë sezon ka treguar paraqitje shumë të mira.Higuain

Së fundmi argjentinasi ka dhënë një intervistë, ku ka treguar për marrëdhënien e tij me Sarrin, por edhe për ëndrrën e tij.

“Nuk kam asnjë dyshim se Sarri merr më të mirën nga mua. Ai nuk heq dorë kurrë, është kokëfortë dhe më ndihmon shumë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por meqë jemi të dy kokëfortë, ndonjëherë përplasemi. Nuk ka asgjë të keqe të jesh kokëfortë, në të kundët nuk je i suksesshëm. Unë dhe Sarri, marrim më të mirën njëri-tjetrit. Te Napoli ai më ka quajtur mua një kafshë goli.higuain

E vetmja ëndërr që kam është të fitoj Ligën e Kampionëve. Kam luajtur në të gjitha kampionatet që kam dashur dhe ia kam dalë të shënoj në çdo vend. Karriera ime ka qenë fantastike. E di që është e ndaluar ta themi, por të gjithë duam të fitojmë Ligën e Kampionëve.”, është shprehur Higuain.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"