MOTO GP/ Markez triumfon në Francë, Dukati e ndjek. Rosi vetëm vendi i pestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 14:55

MOTO GP/ Markez triumfon në Francë, Dukati e ndjek. Rosi vetëm vendi i pestë

Mark Markez ishte fituesi i Çmimit të Madh të Francës në Moto GP. Piloti spanjoll, u nis i pari nga vija e nsjes, dhe e mbajti këtë pozicion për të gjithë garën, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.

mark markez

Pas Markez, u renditën dy italianët e Dukatit, Andrea Doviciozo në vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi Danilo Petruçi. Vetëm vendi i pestë për Valentino Rosin, aty nga ku nisi edhe garën.

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për Markez, që tashmë renditet edhe i pari në klasifikimin e përgjithshëm, me 95 pikë, ndërsa numëron 8 më shumë se Doviciozo i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"