VIDEO/ Nuk ka shpëtim për Luftëtarin, Laçi “shkatërron” gjirokastritët dhe kap kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 14:56

VIDEO/ Nuk ka shpëtim për Luftëtarin, Laçi “shkatërron” gjirokastritët dhe kap kreun

Ka përfunduar në këto momente ndeshja mes Laçit dhe Luftëtarit, e vlefshme për xhiron e 15-të në Kategorinë Superiore.bandicam 2019-12-14 13-01-42-181

Ekipi i Cungut e nisi që në fillim ndeshjen në sulm, teksa realizoi që në minutën e 16’ me Redon Xhixhën. Edhe pas golit të shënuar, kurbinasit tentonin përsëri të gjenin golin e dytë, të ciline  gjetën në minutën e 43’, me të zakonshmin Nuabueze. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi përsëri më Laçin në sulm.

Ishte Teko, i cili realizoi vetëm 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke i çuar shifrat në 3-0. Në minutën e 73’, mbrojtja e Luftëtarit bën një gafë të pafalshme, duke e dorëzuar topin te kundërshtarët, me Tekon i cili u gjet përballë portierit dhe nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, duke shënuar edhe të katërtin për ekipin e tij.

Pas kësaj ndeshje Laçi ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa Partizani, ndërsa Luftëtari në vendin e parafundit me 8 pikë.

FT| LAÇI-LUFTËTARI 4-0

 Xhixha 16′ , Nuabueze 43′ , Teko 52′ 73′

KOMENTI LIVE:

93′ Përfundon sfida, Laçi mposht me rezultatin 4-0 Luftëtarin dhe i zhyt gjirokastritët në krizë të thellë.

90′ Arbitri akordon  3 minuta shtesë, të cilat kanë filluar në këto momente.

89′ Goditje nga këndi për Luftëtarin, kroson Hyseni, por topi largohet nga lojtarët e Laçit.

84′ Fangaj tenton të japë një top në zonë për shokët e ekipit, por aksioni mbyllet nga Hyseni i cili largon topin.

78′ Duken të dorëzuar te Luftëtari, ekipi i Cungut tenton të shënojë përsëri, me disa raste.

73′ GOLLLLL 4-0 Laçi! Gafë e Kukajt te Luftëtari, Teko realizon edhe të katërtin për kurbinasit dhe të dytin personal.

71′ Lëvizja e fundit te Laçi, Cungu largon Lushkjan dhe në vendin e tij aktivizon Hymerin.

69′ Godtije dënimi për Luftëtarin, gjirokastritët zhvillojnë një skemë, por Oshafi ndodhet në pozicion jashtë loje.

65′ Marantas bën edhe zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha e lojës Dragoshi dhe futet Puci.

63′ Tjetër lëvizje te Laçi, Cungu largon nga fusha e lojës Shehun dhe në vendin e tij aktivizon Turkaj.

60′ Mundësi tjetër shënimi për Laçin. Fangaj del i vetëm përballë portierit, por Paiteris ia del ta ndalë gjuajtjen.

58′ Largohet nga fusha e lojës Nuabueze, për t’i lënë vendin Prengajt.

52′ GOLLLLLL 3-0 Laçi! Shënon Teko, pas një pasimi perfekt të marrë në zonë, duke i dhënë avantazhin e 3 fishtë ekipit të tij.

51′ Tjetër lëvizje te Luftëtari, largohet Açka, në fushën e lojës futet Aurel Demo.

48′ Trajneri marantas bën lëvizjen e parë, largohet nga fusha e lojës Dushkaj dhe aktivizohet Fili.

46‘ Ka nisur pjesa e dytë, ekipi i Cungut kërkon të administrojë rezultatin dhe të tentojë të shënojë përsëri.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Kurbinasit e mbyllin në avantazh pjesën e parë, falë golave të Xhixhës dhe Nuabuezes.

43′ GOLLLLLL 2-0 Laçi! Nuabueze nuk di të ndalet, teksa rrëmben një top në mesin e fushës dhe drejtohet drejt portës, ku mposht edhe portierin Paiteris. 

39′ Xhixha tenton të dërgojë një top te Nuabueze, me këtë të fundit që do të dilte i vetëm përballë portierit, por topi ndalohet nga mbrojtja kundërshtare.

35′ Moment shumë i mirë për Luftëtarin, gjirokastritët nisen në kundësulm me Likën, por ky i fundit gabon në fund, teksa krosimin e tij e dërgon në duart e portierit Stazhilla.

29′ Rast shumë i mirë për Laçin. Xhixha avancon në zonën kundërshtare dhe pason për Lushkjan, por ky i fundit e godet topin lehtë dhe e dërgon në duart e portierit.

27′ Luftëtari provon të dalë përpara, teksa fitojnë një goditje dënimi pranë pikës së kornes. Megjithatë krosimi i Rrapos është i dobët dhe largohet nga mbrojtja kurbinase.

21′ Veliu provon përsëri për Laçin, por gjuajtja e tij nga një distancë e largët shkon jashtë dhe nuk sjell problem për portierin Paiteris.

16′ GOLLLL  Laçi 1-0! Redon Xhixha e dërgon topin në rrjetë pas një pasimi perfekt të marrë nga Fangaj. 

15′ Luftëtari i rrezikshëm, Likaj dërgon një top në zonë, por asnjë nga bashkëlojtarët nuk nodhen aty për ta  mbëshetur.

11′ Goditje dënimi për Laçin, pas një krosimi Gjoni provon me kokë, por topin shkon jashtë.

8′ Goditje nga këndi për Laçin. Mbrojtja e Luftëtarit largon dhe provojnë të nisen në kundërsulm, por pa sukses.

6′ Agresiv Luftëtari në këto minuta të para. Gjirokastritët provojnë të ushtrojnë presion në zonën e kurbinasve, por shkaktojnë goditje dënimi.

4′ Menjëherë i rrezikshëm ekipi i Cungut. Nuabueze provon të përfitojë nga një top i mbetur në zonë, por largon mbrojtja gjirokastrite.

1′ Ka nisur sfida Laçi-Luftëtari, kurbinasit menjëherë në sulm për të marrë tre pikët. 

Formacionet zyrtare:

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Lushkja, Shehu, Deliu, Xhixha, Teko, Nuabueze.bandicam 2019-12-14 13-00-18-684

LUFTËTARI: Paiteris, Qato, Isufi, Kuka, Dragoshi, Açka, Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika, Oshafi.

bandicam 2019-12-14 13-01-36-492

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"