Goditje me kosto zero, Interi blen kartonin e sulmuesit që dëshironte Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:49

Goditje me kosto zero, Interi blen kartonin e sulmuesit që dëshironte Konte

Sipas mediave italiane së fundmi është arritur marrëveshja mes Interit dhe Mançester Junajtid, për Aleksis Sançez.

sancez

Kiliani do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit, të cilët kanë arritur marrëveshje për blerjen përfundimtare.

Sipas “Sky Sport Italia”, zikaltërit nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për sulmuesin, pasi do ta marrin me parametra zero, ndonëse Junajtid në fillim kërkonte të paktën 15 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” kanë vendosur ta lënë të lirë sulmuesin, vetëm për faktin që të shpëtonin nga paga e tij e lartë. Në këtë mënyrë Interi bën një goditje shumë të mirë, e cila vjen edhe me parametra zero.

Kujtojmë se Sançez është i preferuari i Kontes, i cili i kërkoi drejtuesve të bënin të pamundurën për ta pasur në skuadër, të paktën për ndeshjet e Europa Ligës.

Tashmë Interi do të ketë kartonin e plotë të sulmuesit, i cili do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"