Mbrojtësi “shtang” juventinët: Për fat të keq, kam qenë tifoz i Milanit! Por tani besoj se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 18:22

Mbrojtësi “shtang” juventinët: Për fat të keq, kam qenë tifoz i Milanit! Por tani besoj se…

Xhorxhio Kielini ishte protagonist ditën e sotme, teksa iu përgjigj pyetjeve të disa fëmijëve të vegjël në sallën e konferencave të “Alianz Stadium”.

kielini

Mbrojtësi i Juventusit foli për fillimet e karrierës, por ndër të tjera zbuloi edhe se i vogël ka qenë tifoz i Milanit, ndërsa tani, beson se nuk ka një tifoz më të flaktë të Juves se ai.

SAKRIFICA – Nuk është e sigurt të vish në Seria A. I vogël ti nis të luash, dhe më pas nuk e di se ku do të shkosh. Duhet të punosh çdo ditë, një sakrificë që e kam vuajtur pak kur kam qenë adoleshën. Kur shokët dilnin për të luajtur, unë isha në grumbullime. Unë bëja stërvitje, kur ata dilnin për të udhëtuar. E kam vuajtur pak këtë pjesë.

VEÇ FUTBOLLIT – Jam një tifoz basketbolli. Deri disa vite më parë luaja. Por, tani duhet të përqendrohem vetëm në atë që bëj. Më i ri, doja të luaja basketboll, por nuk kishte një shkollë në Livorno. Vëllai im binjak onte që të luaja futboll, dhe nisa futbollin, e nga aty u bëra dhe pasionant për të.

KËSHILLË – Si mbrojtës, duhet të parashikoni atë që mendon sulmuesi. Duhet të parashikosh atë që ai kërkon të bëjë. Duhet të merrni kënaqësi kur ndaloni një aksion, të njëjtën kënaqësi që të tjerët e marrin kur shënojnë. Nëse e keni këtë ndjesi, do bëheni çdo ditë e më të mirë.

SULMUESIT – Përveç Ronaldos dhe Mesit, që janë jashtëtokësorë, gjithmonë e kam thënë se Ibrahimoviç është një nga sulmuesit më të vështirë, sepse ka forcë fizike, shpejtësi, teknikë, personalitet. Kam qenë me fat që kam luajtur me të.

TIFOZ – Kam qenë një tifoz i Milanit, për fat të keq. Më pas, kur u rrita u bëra më i zgjuar. Maldini ka qenë i preferuari im. Kam një vëlla binjak, dhe ai ka qenë me Juventusin, dhe nuk e mbështesja dot ekipin e ti. Por, që kur kam ardhur tek Juvja, kam rënë në dashuri menjëherë dhe tani besoj se nuk mund të gjeni një tifoz juventin më të flaktë se mua në Tokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"