Kaloi në Serie A në merkaton e verës, flet futbollisti: Më mungon Ajaksi, këtu në Itali është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 16:06

Kaloi në Serie A në merkaton e verës, flet futbollisti: Më mungon Ajaksi, këtu në Itali është…

 Las Shone u largua nga Ajaksi në merkaton e verës, për tu bashkuar me klubin italian të Xhenoas.lasse-schone-genoa-11302019_1jsa39vso2xst1xqtlvk1vf6t2

Mesfushori u largua nga holandezët pas plot 5 sezoneve, ku ai arriti të fitojë shumë trofe vendas, madje sezonin e fundit ishin shumë afër mrekullisë në Ligën e Kampionëve, por u eliminuan nga Totenhemi në gjysmë-finale.

Aventura e tij në kampionatin italian ka ecur deri diku mirë, por danezi e pranon se ka nostalgji për kohën te Ajaksi. “ Sigurisht që më mungon Ajaksi, sidomos kur i shoh që luajnë në Ligën e Kampionëve vuaj pak. Megjithatë nuk jam penduar që kalova te Xhenoa, nuk dua ta shoh nostalgjinë time si diçka të keqe.

Sezoni i kaluar ishte mënyra e përsosur për ta mbyllur aventurën time me Ajaksin. Ndryshimi i trajnerëve këtu? Bresha e shkarkoi trajnerin para një muaji dhe e riktheu atë përsëri pas një muaji. Këtu është çdo gjë e mundur.”, u shpreh Shone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"