FOTO+VIDEO/ Medalje Champions-i, orë e bizhuteri. Kapet banda e shqiptarëve që grabiste lojtarët spanjollë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 18:46

FOTO+VIDEO/ Medalje Champions-i, orë e bizhuteri. Kapet banda e shqiptarëve që grabiste lojtarët spanjollë

Një bandë prej pesë anëtarësh, katër shqiptarë dhe një spanjoll janë arrestuar nga Garda Civile spanjolle.

1571666895_588053_1571684427_noticia_normal_recorte1

Banda dyshohet se sulmoi shtëpitë e mesfushorit të Atlético de Madrid, Thomas Partey, lojtarit të Real Madrid, Isco Alarcón, ndërsa u përpoqën pa sukses për të vjedhur shtëpinë e trajnerit bardheblu, Zinedine Zidane, shkruan “El Pais”.

Këta hajdutë të specializuar në vjedhjen e shtëpive luksoze, kanë kryer të paktën edhe 11 grabitje të tjera të ngjashme, sipas hetimeve të kryera nga hetuesit.

Tre shqiptarët e arrestuarit janë dërguar në burg, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në të kundërt, spanjolli është liruar.

5dadde8cec613

Operacioni i koduar “OP HABITAT RINIA” ka zbuluar autorësinë e 14 grabitjeve të kryera në pjesë të ndryshme të Castilla y León, Asturias dhe në Komunitetin e Madridit, “por nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë të përfshirë në ngjarje të tjera të ngjashme”, sipas burimeve të hetimit.

Ende ka shumë sulme në shtëpitë e futbollistëve që mbeten për tu sqaruar, pas rritjes së grabitjeve muajt e fundit.

Të arrestuarit akuzohen se i përkisnin një grupi kriminal kur përveç grabitjes në banesa, kanë kryer edhe vjedhje automjetesh si dhe akuzohen për falsifikim dokumentesh.

“Ora, bizhuteri, pajisje elektronike, medalje të ‘Champions League’,  tetë vetura të nivelit të lartë dhe para të gatshme, të cilat ishin ato që po kërkonin”, thonë hetuesit.

“Modus operandi” i grabitësve ishte thuajse i njëjtë, fillimisht etiketimi i banesave luksoze, studimi i tyre dhe përgatitja për sulm fillimisht në pjesën e jashtme dhe më pas hyrjen brenda banesave. Hetuesit thonë se në të shumtën e rasteve, banda largohej nga vendi i ngjarjes me makina të vjedhura nëpër shtëpi.

Për hetuesit, kriminelët janë njerëz me një nivel të lartë specializimi në këtë lloj grabitjeje, të cilët “veprojnë për fushata, d.m.th., kalojnë një muaj ose dy në Spanjë dhe më pas kthehen në vendet e tyre. Ata veprojnë në grupe prej dy ose tre, treguan të njëjtat burime.

Udhëheqësi i grupit ishte arrestuar më herët në 2007 për përfshirjen e tij në grabitjen e dhunshme në shtëpinë e biznesmenit dhe prodhuesit audioviziv, José Luis Moreno. Grupi përbëhej nga pesë shtetas shqiptarë, të cilët bashkëvepruan me njëri-tjetrin në formën e qelizave.

Europol mbështeti këtë operacion duke siguruar shkëmbimin e informacionit të drejtpërdrejtë dhe duke lidhur hetuesit me njëri-tjetrin në kuadër të takimeve operative në selinë e tij.

 

auto_a7-1-600x3201571741549auto_a9-600x3121571741549auto_a13-600x3171571741548auto_a14-600x3281571741548auto_a3-1-600x3101571741546auto_a8-1-600x3131571741549auto_a16-600x3311571741547

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"