EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Partizanit mbetet pa frymë në stërvitje, ankth në kampin e kuq (FOTOT)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 21:16

EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Partizanit mbetet pa frymë në stërvitje, ankth në kampin e kuq (FOTOT)

Kur ndodh diçka e paparashikuar, zakonisht populli ynë përdor një shprehje: “E kanë marrë mësysh”. Për analogji, kjo i ka ndodhur edhe sulmuesit nigerian të Partizanit, Theofilus Solomon. 

teofilius solomon

Nëse një ditë më parë 23-vjeçari shkëlqeu në stërvitje me paraqitjen e tij, ku shënoi edhe një gol të bukur, dje Solomon ka kaluar një moment të vështirë dhe të frikshëm për disa çaste. Gjatë seancës stërvitore, kur ekipi po kryente një ushtrim, një top i goditur nga një shok i skuadrës e gjen të papërgatitur Solomon.

solomon me logo

Pas goditjes që mori nga topi në gjoks, nigeriani është ulur në fushë, ku përveç dhimbjeve ka pasur edhe vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë ka ndërhyrë stafi mjekësor, që i ka dhënë ndihmën e parë. Pas disa ushtrimeve aerobike dhe fërkimeve anës fushës gjendja e sulmuesit është stabilizuar, pasi bëhej fjalë thjesht për një goditje që e ka gjetur në befasi.

Pas ndihmës së stafit, Solomon ka bërë dy xhiro rreth fushës dhe ka vënë re se ndiente akoma dhimbje. Stafi ka vendosur që lojtari të mos sforcohej më shumë dhe e ka ndërprerë seancën. Situata ka qenë kalimtare dhe pas dushit dhe qetësimit gjendja është stabilizuar dhe Solomon është dukur normal.

solomon (1)

Gjithsesi, lojtari do të mbahet nën vëzhgim, në mënyrë që të mos ketë probleme. Nigeriani i ka munguar ekipit në katër ndeshjet e fundit pasi ka pasur probleme muskulore, të cilat quhen të kaluara. Nigeriani është piketuar gjatë këtyre ditëve si titullar nga trajneri Lerda dhe shpresohet që goditja që mori dje, të mos lërë pasoja.

GRUPI I PLOTË- Trajneri Franko Lerda ka pasur kohëne mjaftueshme për ta përgatitur takimin me Laçin, i cili nga i programuar për të premten (sot), është zhvendosur për të hënën, ora 18:00, në “Elbasan Arena”. Përveç kohës së mjaftueshme, lajm i mirë për stafin teknik ka qenë gatishmëria e grupit të lojtarëve.

Si asnjëherë tjetër në këto 12 javë kampionat, trajneri Lerda e ka pasur të plotë skuadrën. Për Laçin nuk kanë asnjë lojtar të pezulluar dhe shpresohet që të mos kenë dëmtime deri para fillimit të ndeshjes. Shqetësimi që ka pasur dje Solomon shpresohet të mbetet fragmentar, pasi llogaritë për Laçin stafi i ka bërë deri dje me nigerianin në majë të sulmit. Gjatë javës trajneri Lerda provon disa skema dhe rreshtime, për ta mbajtur të gjithë grupin të karikuar, duke mos u bazuar te një formacion stabël. Edhe formacioni antiLaçi pritet të zbulohet nga 53- vjeçari italian pak para sfidës së ditës së hënë.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"