EKSKLUZIVE/ “Lutaj të na falë 5 milionë lekë”, Idrizi pret bamirësi nga ish-trajneri: As Qeremi nuk gjeti 1 miliard

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 20:37

EKSKLUZIVE/ “Lutaj të na falë 5 milionë lekë”, Idrizi pret bamirësi nga ish-trajneri: As Qeremi nuk gjeti 1 miliard

Sinan Idrizi replikon me Edmond Lutajn. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori i Flamurtarit ka kërkuar 5 milionë lekë prej ish-trajnerit, për të hapur stadiumin për tifozët në ndeshjen e radhës.

Sinan-Idrizi

Ai i kujton Lutajt marrjen e 95 mijë eurove nga një gjyq i fituar dhe apelon që të bëjë një bamirësi për klubin.

“Ky jeton në Suedi?! Në vend që të flasë për sportin, komenton që kishim ne apo nuk kishim 5 milionë lekë për të paguar policinë private… Ky jeton në Suedi dhe e paska mësuar këtë histori. Po është shumë e vërtetë që e mbylla stadiumin për lekët. I kam paguar nja 100 mijë euro Lutajt unë për një gjyq që ka hedhur Flamurtarin. Të na dërgojë 5 milionë lekë dhe të hapim menjëherë stadiumin ne. U zgjidh historia. Unë nga borderoja ime i kam paguar ja 98 mijë euro këtij. Këta e duan shumë Flamurtarin…”, thotë fillimisht me ironi administratori.

edmond lutaj

RREZIKU

Numri një i klubit kujton se në stadiumin e Vlorës ka humbur jetën një tifoz, ndaj edhe i mbylli dyert, pasi jeta e njeriut është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. “Po, nuk kishim 5 milionë lekë të vjetër dhe për këtë arsye e mbyllëm. Meqë ky i ka marrë këto 98 mijë euro, të na dërgojë një 5-milionëshe që të hapim stadiumin. Ju kujtohet që në stadiumin ‘Flamurtari’ ka vdekur një tifoz para disa viteve? Ju kujtohet loja e kungulleshkave me policinë, e vrau ky, e bëri ky? Ra vetë, ishte i dehur, nuk ishte i dehur.

Pra, gjatë kësaj kohe, në stadiumin tonë ka pasur një personazh të vdekur, që ka lënë fëmijët e tij rrugëve. Kur policia e Vlorës më thotë se unë nuk e marr përsipër organizimin e ndeshjes, për shkak se ka plehra, ka pirgje, ka këto edhe këto, unë si mund ta marr përsipër, kur nuk e merr policia? Unë e kisha temë këtë në federatë sot (dje). Organizimi i ndeshjes.

Idrizi

Policia i ka shkruar letër FSHF dhe i ka thënë që asnjë klub shqiptar nuk plotëson standardet për organizimin e ndeshjeve. Për mua jeta e njeriut është primare, është mbi të gjitha. Kur policia thotë unë nuk e marr përsipër se nuk siguron jetën e njerëzve, unë pse do ta mbaj stadiumin hapur? Jeta e njeriut është më e mirë dhe më e shenjtë. Si nuk mbyllet stadiumi? E mbyll unë që ç’ke me të”, shtoi ai.

BAMIRËSIA

Nëse do ta hap apo jo stadiumin për ndeshjen me Tiranën, administratori thotë se do të shikojë nesër ndeshjen me Bylisin dhe është në pritje të bamirësisë së Lutajt. E ndërsa thekson se llogaritë e klubit janë ende të bllokuara, Idrizi thotë se ish-trajneri i Flamurtarit mund t’i dërgojë paratë me “Ëester Union”.

“Ndeshja e radhës do të luhet apo jo me tifozë, kjo është një histori tjetër. Unë do të pres takimin me Bylisin. Do të shikoj rreth e rrotull stadiumit ‘Adush Muça’ a ka plehra, a pa pirgje me dhe, a ka lule, a ka ferra? Do të shikoj që policia e Ballshit e merr përsipër apo jo. Nëse nuk e merr përsipër, edhe unë do të kem problemet e mia. Kjo është ndaluar për shkak të së drejtës së jetës, kjo është më e rëndësishmja. Për të gjithë dallkaukët që nuk dallojnë dot qartë stjuartin nga punonjësi i sigurisë së stadiumeve, duhet të kenë një gjë të qartë se stjuartët mund t’i organizojmë privatisht edhe ne si klub.

Pra, i gjithë handikapi që nuk e kanë të qartë sot edhe në federatë, është pikërisht për këtë. Nuk bëhet as për 50 dhe as për 70. Por meqë mendon se ‘u bë deti kos’, siç mendojnë këta për kaq dhe për kaq, tani ne zgjidhjen e kemi gjetur. Unë pres ndeshjen e radhës. Më pas mund ta hap stadiumin, nëse më vjen bamirësia e tij. Ne nuk kemi më shans tjetër. A i ka lekët Lutaj? Unë prita nga Qeremi 1-miliardëshin, por nuk erdhi. Do vijë shumë shpejt besoj (qesh). Lutaj ka marrë 98 mijë euro nga Flamurtari.

Ia kam paguar unë, pa e njohur fare. Më erdhi nga behari përpara stadiumit. Më thanë e njeh? U thashë nuk e njoh si emër, por e njoh nga xhepi, se e ka rënduar shumë Flamurtarin. Erdhi mori lekët, iku e lëshon edhe batuta. Tani urgjentisht do t’i jap adresën. Meqë kontot tona janë të bllokuara, me “Ëester Union” të na çojë 5 mijë euro, të hapim stadiumin, falë bamirësisë së tij. Lekët i ka ai, ne nuk i kemi”, përfundoi Idrizi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"