EKSKLUZIVE/ Kukësi nis skarcimet, lojtari rebelohet nga rroga dhe përjashtohet nga skuadra

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 19:42

Kategoria Superiore Kukësi LAJMI KRYESOR Të fundit

EKSKLUZIVE/ Kukësi nis skarcimet, lojtari rebelohet nga rroga dhe përjashtohet nga skuadra

Kukësi ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës, sidomos në momentet e fundit të saj. Nga skuadra nënkampione u larguan 14 lojtarë dhe po aq u afruan. 

omar kamara kukesi

Një ndër ta ishte edhe mesfushori nga Guinea, Omar Kamara. Por, tashmë gjërat nuk po shkojnë siç ishin parashikuar te Kukësi. Mbas 12 javësh kampionat, Kukësi gjendet në vendin e pestë me 18 pikë, i bie një mesatare prej 1.5 pikësh për ndeshje dhe minus 4 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Partizani. Edhe pse në takimin e fundit kundër Laçit drejtuesit e klubit, madje edhe vetë presidenti Gjici, akuzuan për gjykim të njëanshëm, kreu i klubit ka “fshikulluar” edhe ekipin.

Gazeta mëson ekskluzivisht se kanë filluar skarcimet në radhët e ekipit verilindor e është pikërisht Kamara ai që e ka pësuar i pari. Kamara është larguar nga klubi kuksian. “Panorama Sport” zbardh prapaskenën e largimit të lojtarit, i cili prej 4-5 ditësh nuk ka dalë më në stërvitje. Për lojtarin u tha se është i dëmtuar dhe ka probleme me rrëzat e kofshëve e prandaj nuk ka dalë në stërvitje, por edhe pse kjo është e vërtetë, nuk është arsyeja e kryesore e mungesës.

kamara kukesi

Mbajtja e rrogës – Lojtari në Në kuadër të masave do të zhvillohet edhe një analizë, ku nuk është çudi të përjashtohet edhe ndonjë lojtar tjetër dhe një gjë të tillë presidenti e paralajmëroi të dielën. “Pres kthesën me patjetër nga ekipi. Deri më tani shumë pak pikë kanë mbledhur. Mjaft i kam duruar, do të ketë një analizë të thellë. Dhe disa lojtarë që vijnë te Kukësi vetëm për të marrë rrogën, nëse nuk reagojnë, nuk do të ketë shans që të paguhen”, u shpreh presidenti Gjici për “Panorama Sport”.

Çfarë tha Gjici për masat pronësi të Besëlidhjes, i huazuar te Kukësi, është rebeluar dhe është larguar nga ekipi, pasi ai nuk është paguar. Kur të gjithë futbollistët e Kukësit kanë marrë rrogat, 21- vjeçari nuk e ka marrë dhe kjo i ka bërë habi atij. Ai u ka kërkuar llogari drejtuesve se pse atij nuk i është dhënë pagesa. Këta të fundit i kanë thënë se nuk dinë gjë, por ndoshta është vendim i presidentit. Lojtari nuk ka marrë shpjegime të mëtejshme për çështjen e pagesës, por i është theksuar se presidenti Gjici është shumë i pakënaqur me të, sepse ai nuk e ka ndihmuar ekipin dhe nuk ka qenë siç duhet të ishte në veprimtarinë me ekipin.

kamara

Kështu, ai është larguar nga skuadra. Gazeta ka pyetur ditën e djeshme zyrtarisht për çështjen e lojtarit, por drejtues të lartë të klubit nuk kanë dashur të japin detaje dhe kanë thënë se lojtari ka probleme dëmtimi dhe është jashtë. Por, nga ana tjetër, as kanë pohuar dhe as mohuar çështjen e mospagesës së lojtarit nga klubi. Gjithsesi, gazeta nga burime të sigurta pranë klubit dhe vetë lojtarit mëson se ky është shkaku i vërtetë i largimit. Presidenti Gjici nuk e ka dashur më dhe prandaj ka urdhëruar që ky lojtar të largohet dhe të mos paguhet, sepse është zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe e ka parë si të panevojshëm.

Tashmë mbetet për t’u parë rruga që do të ndjekin palët për pretendimet e tyre, zgjidhje civile apo zgjidhje në gjykatë. Kamara ka luajtur vetëm 44 minuta në kampionat, 30 nga të cilat në ndeshjen SkënderbeuKukësi, ku u aktivizua në minutën e 46-të duke zëvendësuar Vesel Limajn në mesfushë, e në këto minuta nuk e bindi trajnerin Duro, i cili i detyruar mori masë, duke e larguar në minutën e 76-të për t’u zëvendësuar nga Bruno Lulaj. Duket se në këtë takim iu vu kapaku marrëdhënies Kukësi-Kamara.

Ndëshkime në horizont – Pas humbjes me Laçin, presidenti Gjici paralajmëroi se do të kishte masa në ekip, nëse Kukësi nuk reagon menjëherë. Nuk bëhet fjalë për presion, por për ndëshkime financiare. Kjo është mënyrë prej së cilës lojtarët dëmtohen direkt, ndaj pritet reagim i menjëhershëm. Lojtarët e dinë që presidenti nuk bën më “shaka” e shembulli më i freskët dhe konkret është Kamara.

S.Sulozeqi




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com