E stërviti te Çelsi, Sarri kërkon yllin e londinezëve te Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 20:14

E stërviti te Çelsi, Sarri kërkon yllin e londinezëve te Juventusi

Ngolo Kante është një nga lojtarët më të mirë te Çelsi, tek i cili Lampard do të mbështetet në sezonin aktual.kante

Mesfushori francez prej kohësh tregon një formë të mirë, teksa në çdo merkato vijnë shumë oferta në drejtim të tij. Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, për mesfushorin interes së fundmi ka shfaqur Juventusi.

28-vjeçari është një dëshirë e madhe e trajnerit, Mauricio Sarri, i cili iu ka bërë të ditur drejtuesve bardhezi, se e do lojtarin në skuadër. Si pasojë e kësaj drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pritet të nisin kontaktet me Çelsin, duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë lojtarin në Torino.kante

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi anglezët kërkojnë të paktën 70 milionë euro dhe nuk kanë ndërmend të ulin kërkesat e tyre për asnjë skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"