E BUJSHME/ Fiksimi për titullin, Kukësi i ofron 120 mijë euro futbollistit të kombëtares maqedonase. Nexhipi “shkes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2019 | 19:52

E BUJSHME/ Fiksimi për titullin, Kukësi i ofron 120 mijë euro futbollistit të kombëtares maqedonase. Nexhipi “shkes”

Kukësi ka bërë një nisje sezoni mjaft të mirë në kampionat duke mundur që në start Partizanin, e më pas Flamurtarin, por në dy takimet e dyta verilindorët duket se u “velën” nga suksesi i dy ndeshjeve të para, e barazuan ndaj Laçit në Shkodër, e më pas humbën në Ballsh, në një takim ku kaluan të parët në avantazh.

Ferhan Hasani

Por, duket se humbja ndaj Bylisit i uli me këmbë në tokë, pasi reflektimi ndaj Tiranës ishte ai më i miri. Me fitoren ndaj njërit prej rivalëve kryesorë, Kukësi tregoi se ka karakter dhe gjithashtu mjaft cilësi. Me një Abazaj të “rilindur”, me Shkurtajn e Rrocën, treshja ka gjetur vetveten, njësoj si në kohët e arta te Luftëtari.

Presidenti Gjici e synonte që më parë këtë treshe, e erdhi dita që dëshira u bë realitet, një gjë normale për një president si Gjici që investon shumë për ekipin. Këtë sezon sfidat për Kukësin kanë nisur të zjarrta, nga Partizani te Tirana. Ato janë ndjekur me interes dhe nga futbollistë me peshë.

Hasani Ferhan

E fjala është për Ferhan Hasanin. “Buba” (nofka e tij) ishte mysafir në “Elbasan Arena” në sfidën hapëse të kampionatit, mes Kukësit e Partizanit, i cili aty gjeti shokun e tij të vjetër, Nderim Nexhipin. Drejtori sportiv i Kukësit ishte pikërisht ai që e kishte ftuar ish-shokun e tij të skuadrës në atë takim. Gazeta mëson se nuk ka munguar ftesa e Kukësit për bashkëpunim me ish-sulmuesin e Volfsburgut, Shkëndijës e Bronbit, pasi vlerat e këtij lojtari dihen.

OFERTA

Duke qenë se sulmuesi shtatlartë është aktualisht lojtar i lirë, drejtuesit e Kukësit e kanë bërë një hap duke i zgjatur dorën për bashkëpunim, por problemi me 29-vjeçarin është paga e tij. Kukësi ofron një rrogë shumë të mirë për në Shqipëri, por krahasuar me kërkesat e lojtarit, ajo është shumë e vogël.

Hasani

“Buba” është dëshirë e vjetër e Kukësit, ku verilindorët e tentuan lojtarin në gusht të vitit 2018, i ofruan një rrogë prej rreth 10-12 mijë eurosh në muaj plus bonuse, por pretendimet e lojtarit i kalonin 25 mijë eurot. E ajo shifër u tejkalua ndjeshëm kur sulmuesi firmosi në Arabi me Al Raed.

Tashmë duke qenë se lojtari është i lirë e Kukësi kërkon me patjetër titullin kampion, presidenti Gjici mund të bëjë një sforco financiare për ta afruar ishidhullin e tifozëve të Shkëndijës së Tetovës, por gjasat që ai të pranojë janë të pakta. E megjithatë, mundësia ekziston. Kukësi ka bërë ofertën dhe qëndron në pritje, topi i kalon pikërisht Hasanit.

Capture

Nëse sulmuesi do të vinte te Kukësi, do të bëhej lojtari më i paguar i të gjitha kohërave në klub me rreth 120 mijë euro në sezon. Element pozitiv për të ardhmen e lojtarit është se Kukësi luan çdo vit në Champions ose Europa Ligë, e me Hasanin dhe organikën që Kukësi ka aktualisht, do të tentonte fazën e grupeve. Kukësi ka mundur të krijojë një skuadër mjaft kompetitive në emra dhe lojë. Ndërkaq, edhe Hasani është një njohje e vjetër e Shpëtim Duros, pasi trajneri ka punuar me të kur drejtonte Shkëndijën.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"