Dy largime brenda ditës, klubi shqiptar njofton divorcin me portierin dhe mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 20:21

Dy largime brenda ditës, klubi shqiptar njofton divorcin me portierin dhe mbrojtësin

Llapi, ka njoftuar largimin e dy futbollistëve. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut Bekim Maliqi dhe portierin Arlis Shala.

2-20-1024x913

Ka qenë vetë klubi nga Podujeva që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka njoftura largimin e dy futbollistëve. Llapi njofton se kontratat me dy futbollistët janë ndërprerë me marrëveshje të dy anshme.

Njoftimi i klubit:

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bekim Maliqi dhe portieri Arlis Shala nuk do jenë më pjesë e Llapit. Me marrëveshje të dyanshme, palët janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit. Mbrojtësi Bekim Maliqi me Llapin ka zhvilluar gjithsej 9 paraqitje duke asistuar një herë në 617′ të luajtura. Kurse portieri Arlis Shala me Llapin u paraqit në 3 ndeshje, duke mbajtur portën të pa prekur një herë në 270′ në portë. K.F. Llapi i falënderon për kontributin e dhënë për klubin dhe iu dëshiron suksese në të ardhmen!llap

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"