“Bushi një bir k… Shqipëria dhe Kosova iu bëjnë gropën njëra-tjetrës”, shpërthen futbollisti kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 23:45

“Bushi një bir k… Shqipëria dhe Kosova iu bëjnë gropën njëra-tjetrës”, shpërthen futbollisti kosovar

 

Shqipëria U-21 mposhti me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” Kosovën U-21 ditën e sotme, por fitoren e parë që kuqezinjtë arritën në grupin eliminator përballë “dardanëve”, duket se nuk e ka pëlqyer futbollisti kosovar i Ferizajt, Taulant Dajaku.

taulant dajakuu

(Taulant Dajaku)

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Dajaku e krahason situatën si ajo mes Danimarkës dhe Suedisë, duke lënë të kuptohet që si vëllezër mes Shqipërisë dhe Kosovës, do ishte mirë që ekipi i Bushit t’ia linte fitoren, duke qenë se Kosova ka shpresa për kualifikim në Europianin e të rinjve. Futbollisti ka disa fyerje edhe për trajnerin Alban Bushi.

“Danimarka dhe Suedia s’janë asgjë mes tyre ama fiqir kanë edhe dukeshin si vëllezër atëherë (në një kampionat europian). E ne jemi vëllezër, do apo nuk do dikush, ama meqë fiqir s’kemi, i bie që gropën njëri-tjetrit ia bëjmë. Bushi, një bir ku*** ne kollare” – shkruan Taulant Dajaku në statusin e tij.

72268048_2397234367196306_3707985110771957760_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"