Aventura e Cikalleshit nuk nis në mënyrën më të mirë, sulmuesi shqiptar “detyron” trajnerin të njoftojë dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 16:45

Aventura e Cikalleshit nuk nis në mënyrën më të mirë, sulmuesi shqiptar “detyron” trajnerin të njoftojë dorëheqjen

Ndërkohë që të gjithë në Turqi po përgatiten për fillimin e sezonit të ri, i cili është programuan në javën e ardhshme, një lajm aspak i mirë ka ardhur nga skuadra e Koniaspor, ku u transferua para pak ditësh sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

CIKALLESHI

Trajneri i kësaj skuadre, Bulent Korkmaz ka dhënë ditën e djeshme dorëheqjen nga drejtimi i klubit dhe për këtë shkak është bërë sulmuesi shqiptar. Korkmaz, i kishte kërkuar disa afrime të tjera drejtuesve, me këta të fundit që nuk ia kanë plotësuar, ndonëse fillimi i kampionatit është shumë afër.

Gjithashtu drejtuesit kanë vendosur të transferojnë Sokol Cikalleshin, për të cilin trajneri nuk kishte dijeni. Sipas mediave turke në këtë mënyrë i irrituar nga veprimi i drejtuesve për afrimin e Cikalleshit, Korkmaz ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, megjithëse klubi i Koniaspor në një reagim shkruan se trajneri ishte vënë në dijeni për afrimin e sulmuesit kavajas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"