MOSHTA U-19| Grupi B/ Lushnja tripletë Tomorit, Football Republic nuk përmbahet me Orikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 18:27

MOSHTA U-19| Grupi B/ Lushnja tripletë Tomorit, Football Republic nuk përmbahet me Orikun

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 14-të, në Grupin B, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

iliria-laci-u19-400x220

Football Republic s’përmbahet me Orikun

31

Football Republic B shkëlqen ndaj Orikut dhe forcon pozitat në krye të renditjes në Grupin B të Kategorisë së Parë U-19. Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Erbim Fagut. Që në minutën e 10-të vendësit kaluan në avantazh me anë të Dermanit. Pavarësisht përpjekjeve të Football Republic B, pjesa e parë u mbyll vetëm 1-0. Me fillimin e 45 minutave të dyta, të besuarit e Erbim Fagut bënë diferencën. Avdia u bë protagonist me dy gola, fillimisht në minutën e 67-të, duke i dhënë siguri skuadrës. Kur kishin mbetur edhe pesë minuta lojë, Avdia i çon shifrat në 3-0. Mirëpo, nuk përfundon këtu historia e takimit, pasi vendësit përfitojnë një penallti, e cila kthehet në gol nga Vrapi, që tregohet i saktë nga pika e bardhë. Gjithçka mbyllet 4-0 dhe Football Republic B pret tashmë javën e ardhshme ta luajë sërish në shtëpi, këtë herë ndaj Bylisit. Në 12 ndeshje të luajtura ekipi i Fagut ka grumbulluar 29 pikë.

Abdulla Dushku

Lushnja likuidon Tomorin me tripletë 

33

Të rinjtë e Lushnjës mundën 3-0 Tomorin në stadiumin “Roza Haxhiu”, në një ndeshje që nuk pati shumë histori. Skuadra lushnjare vijon të ruajë ritmin, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat. Ishte një 90-minutësh me sens unik, i dominuar plotësisht nga të besuarit e trajnerit Emilio Çukani. Kapiteni Bregu kaloi Lushnjën në avantazh, ndërsa Endi Gjyla dyfishoi shifrat në minutën e 33-të. Në fund të pjesës së parë Rançi shënon edhe golin e tretë për vendësit. Për Tomorin vlen për t’u shënuar penalltia e humbur nga kapiteni Toska në fund të takimit. Në pjesën e dytë lushnjarët administruan rezultatin, por edhe pse patën disa raste për shënim, nuk arritën të thellonin shifrat. Pas 14 javësh kampionat, ekipi i trajnerit Çukani pozicionohet në vendin e pestë me 22 pikë, 7 më tepër se Football Republic, që udhëheq renditjen në Grupin B të Kategorisë së Parë U19. Javën e ardhshme Lushnjës i përkon kalendari me pushimin e detyruar.

Alban Alushi

 

BYLISI-VLORA 3-1 

LUSHNJA-TOMORI 3-0 

BUTRINTI-DURRËSI 04 2-0 

FOOTBALL REPUBLIC-ORIKU 4-0 

PEPA PUSHIM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"