MOSHAT U-19| Grupi A/ “Arratiset” Tirana, thyhet Teuta. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 16:08

MOSHAT U-19| Grupi A/ “Arratiset” Tirana, thyhet Teuta. Ja të gjitha rezultatet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 14-të, në Grupin A, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

MOSHAT-VLLAZNIA

Bardheblutë mposhtin edhe Internacionalin

11

Tirana mposht Internacionalin dhe shkëputet në krye të renditjes. Skuadra e Bledar Devollit ka bërë diferencën edhe në ndeshjen e djeshme në Pezë-Helmës, e cila është ndjekur me shumë interes edhe nga drejtuesit bardheblu. Vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka qenë i pranishëm në kompleksin “Internacional”, teksa të rinjtë bardheblu kanë bërë një fitore me përmbysje. Ka qenë një superndeshje, ku të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë të shkëlqyer. Mëhilli kaloi në avantazh Internacionalin në minutën e 35-të pas një shpërthimi në zonë. Mirëpo, bardheblutë nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat dhe pa u mbyllur pjesa e parë, Gjumsi barazoi shifrat 1-1, duke përfituar edhe nga një gabim i portierit. Në pjesën e dytë trajneri Devolli bëri lëvizjen fituese, duke aktivizuar Klevis Elezin dhe ishte pikërisht ky i fundit që ia shpërbleu me golin e fitores në minutën e 53-të. Internacionali u mundua të reagonte, por Tirana ruajti rezultatin.

Abdulla Dushku

Dinamo ndal Vllazninë

12

Vllaznia dhe Dinamo kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme. Madje blutë nga kryeqyteti kanë qenë më afër fitores, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Peshkut. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të shkodranëve, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 77-të me anë të Nikajt. Në fund gjithçka u mbyll 1-1.

 Admir Uruçi

Tetë gola për një pikë

13

Spektakël pa fitues. Shkëndija e Tiranës dhe Skënderbeu kanë prodhuar një rezultat të pazakontë, por në fund kanë ndarë vetëm nga një pikë. Barazimi 4-4 ka qenë i jashtëzakonshëm, me gola mjaft të bukur dhe përmbysje rezultati, por gjithsesi kampionët në fuqi të të rinjve, të drejtuar nga Endri Vrapi, nuk kanë mundur të marrin dot tri pikë.

Abdulla Dushku

Besa surprizon Flamurtarin

15

Luftëtari mposht Teutën


16

Luftëtari thyen Teutën kryesuese në një ndeshje të çmendur, ku nuk munguan as kartonët e kuq. Golat e Ruçit, Malajt dhe Alinanit i dhanë tri pikë ekipit gjirokastrit. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për bluzinjtë e drejtuar nga Arbër Bistri. Durrsakët e Xhevahir Kapllanit reaguan me Lajthinë, por gjithsesi Malaj me penallti riktheu më pas avantazhin.

Tomor Shehu

“Poker” i Apolonisë

17

Apolonia bën “poker” në shtëpi dhe afrohet me vendin e dytë në Grupin B. Skuadra fierake fitoi 4-2 ndaj Akademisë së Futbollit, në një takim ku fillimisht e pa veten në disaavantazh pas golit të Sulës për miqtë. Asllanaj, Zijaj dhe dy herë Sota nderuan fierakët e drejtuar nga Edmond Kodra, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 27 pikëve.

Bujar Rama

Ngec Partizani, Zaimaj i bën të gjitha

19

Shkëndija e Durrësit dhe Partizani kanë dhuruar një ndeshje spektakolare, duke shënuar plot gjashtë herë, por në fund kanë ndarë vetëm nga një pikë. Ishin vendësit që kaluan të parët në epërsi me anë të Zaimajt, i cili ishte protagonist absolut i takimit. Ai realizoi tre gola në një hark kohor prej gjashtë minutash, duke e bërë më të thjeshtë për të tijtë pjesën e parë, që mbyllet 3-0 për Shkëndijën. Por, Partizani nuk u dorëzua dhe arriti të ngushtojë diferencën e golave në të 58-ën me Qyrën. Loja hapet dhe vetëm 20 minuta më pas, pikërisht në 78-ën, Marinaj ngushton diferencën në 3-2. Gjithsesi, kur pritej që gjithçka do të mbyllej në favor të vendësve, Partizani arriti ta barazonte rezultatin me anë të një autogoli. Këtë herë ishte sërish Zaimaj, por që për fat të keq shënoi në portën e tij. Një koincidencë fatale, me tre gola për Shkëndijën dhe një në portën e skuadrës së tij. Loja e të dyja ekipeve i kënaqi shumë shikuesit.

Zamir Qypi

Termi i ikën fundit

20

Termi ka shkëlqyer ndaj Akademisë AAS, duke marrë tri pikë dhe u larguar nga fundi i tabelës. Skuadra që drejtohet nga Shpend Kumbarçe ka shënuar që në minutën e 2-të me anë të Ferros. Mirëpo, në pjesën e dytë loja u ekuilibrua ndjeshëm dhe Muliu barazoi shifrat. Gjithsesi, për fitoren e Termit mendoi Geci, i cili realizoi dy gola.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"