Statistikat te Tirana “flasin” për Memën, trajneri aktual lë pas Ze Marian dhe Mirel Josën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 21:45

Statistikat te Tirana “flasin” për Memën, trajneri aktual lë pas Ze Marian dhe Mirel Josën

Janë të shumtë ata që kritikojnë punën e Ar dian Memës, por shifrat këtë sezon, për momentin i japin të drejtë trajnerit të bardhebluve. Në fakt, Mema e mori drejtimin e skuadrës së Tiranës 12 tetorin e shkuar dhe gjatë një viti kalendarik, ai ka arritur të shënojë disa statistika domethënëse.

ardian mema

Sezonin e shkuar, Mema drejtoi ekipin në 28 takime kampionati, duke grumbulluar 39 pikë. Një mesatare jo e keqe, duke parë kampionatin e shkuar që shkoi si shkoi. Mema gjatë sezonit të kaluar ia doli që të fitonte 10 takime, të barazonte nëntë sfida, të humbiste në nëntë ndeshje të tjera. Mesatarja e fitoreve gjatë sezonit të shkuar ishte 36%, aq sa ndeshje luhet në një kampionat. Këtë sezon, Mema ka drejtuar skuadrën e Tiranës në 7 takime, duke fituar tre, barazuar dy e humbur dy të tjera. Pikë janë 11. Në sezonin 2019-2020, mesatarja e fitoreve është 43%, duke qenë më lart se sezonin e shkuar, pra bardheblutë kanë bërë përparim për sa i përket ndeshjeve dhe rezultateve.

PIKËT – Një tjetër pikë e fortë e Memës janë pikët e grumbulluara. Janë plot 11 pikë që ka marrë nga 21 të mundshmet, por në krahasim me sezonin e shkuar, Mema ka tri pikë më shumë se Ze Maria në javën e shtatë. Skuadra dhe trajneri duhet të qajnë edhe dy pikët e lëna kundër Flamurtarit, ndonëse në sezonin e shkuar në takimin e parë, Mema kishte humbur në Vlorë. Bardheblutë po kështu kanë fituar me Vllazninë, Luftëtarin dhe Skënderbeun, por ka humbur me të mëdhatë.

GOLAT – Nga ana tjetër, skuadra e Memës është shumë e fortë për sa i përket golavarazhit. Sezonin e shkuar, në javën e shtatë, Tirana kishte shënuar tetë gola, ndërsa në krahun tjetër kishte pësuar nëntë. Skuadra ka ndryshuar, pasi këtë sezon bardheblutë kanë shënuar 12 gola dhe kanë pësuar shtatë herë në portën e saj. Shifrat janë në krahun e Memës, por vetëm për sa i përket sulmit, sepse në mbrojtje punët janë pak a shumë si sezoni i shkuar.

mema statistikat

MESATARJA – Ardian Mema në 44 takimet e tij në kategorinë Superiore, me Tiranën ka edhe një shifër tjetër pozitive. Ka kaluar me shifra dy trajnerët e fundit bardheblu, Mirel Joswn dhe Ze Maria. Mema i ka 37.20% të ndeshjeve fitore. Humbje ka 32.60% të takimeve, ndërsa 30.2% të lojërave është mbyllur në barazim. Mesatarja e golavarazhit është 1.4 gola të shënuar dhe 0.9 gola të pësuar. Shkurt, paçka se Mema ka humbur besimin te drejtuesit, shifrat për momentin janë në krah të tij. Për të qëndruar te bardheblutë, trajneri duhet të fitojë dy takimet e radhës me Laçin dhe Bylisi

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"