FOTO/ Braziliani i Partizanit “ngroh motorët”, golat i premton edhe Asani: Së shpejti…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 20:29

FOTO/ Braziliani i Partizanit “ngroh motorët”, golat i premton edhe Asani: Së shpejti…

Jasir Asani është një nga lojtarët e spikatur të Partizanit të këtij sezoni, ku në 13 javë kampionat ka shënuar 3 gola. Por, duke ditur cilësitë e lojtarit, të gjithë presin më shumë nga 23-vjeçari nga Shkupi. Kjo gjë tregohet edhe nga një koment i lënë nga një dashamirës në profilin e lojtarit në “Facebook”.

Asani dje ka postuar në profilin e tij disa imazhe nga paraqitja në ndeshjen ndaj Laçit, që u fitua 1-0 nga “demat”. “Na mungon goli yt”, kështu i shkruan një tifoz Asanit. Dhe lojtari i të kuqve i përgjigjet me një premtim, i cili shoqërohet edhe me një ikonë, ku tregohen muskujt, duke lënë të kuptohet se do të jenë më të fortë në vijim. “Së shpejti do vijë”, ishte përgjigjja e Jasir Asanit për tifozin, i cili shprehu besimin te sulmuesi i të kuqve.

Capture

LUKAS KARDOZO- Ndërprerja e kampionatit mund t’i shërbejë shumë trajneri Gega, pasi me kohën në dispozicion do të kenë mundësi që të kthejnë në gjendje optimale Lukas Kardozon. Rikthimi i brazilianit do ta rriste cilësinë në fazën sulmuese, por do të shtonte edhe konkurrencën, kryesisht në krahë, ku deri tani kanë operuar Asani, Mala, Mensah, Çinari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"