Humbi jetën tragjikisht në aksidentin ajror, Kobi Brajant pritet të vendoset në logon e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 16:13

Humbi jetën tragjikisht në aksidentin ajror, Kobi Brajant pritet të vendoset në logon e…

Lojtarët, trajnerët, gazetarët dhe tifozët e sportit po kërkojnë që logoja e Kampionatit të NBA-së të zëvendësohet me siluetën e Kobi Brajant , duke hequr atë të Xherri Uest.

NBA

Në të vërtetë, sipas gazetës spanjolle Marca, mbledhja e firmave tashmë ka filluar për të marrë mbështetje maksimale.

Gjithashtu të gjitha skuadrat po marrin shembullin e Dallas Mavericks që e tërhoqën numrin 24 në memprie të Brayant. Janë ata që sugjerojnë që Giannis Antetokounmpo, në lojërat që All Star që do mbahet në Chikago në 2020 të luajnë me nurmin 8 dhe ata të “LeBron James’ të luajnë me numrin 24.

Gjithashtu u sugjerua që çmimi All-Star MVP të riemërohej në çmimin e quajtur Kobe Bryant, pasi ai është lojtari, që e ka fituar atë në shumicën e rasteve (4) së bashku me Bob Petit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"