55 vjet nga ndërtimi i Pallatit të Sportit, Ismet Bellova: Ishte dëshirë e Petrit Dumes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 12:49

55 vjet nga ndërtimi i Pallatit të Sportit, Ismet Bellova: Ishte dëshirë e Petrit Dumes

Ismet Bellova, një kolonë gjigante jo vetëm e sportit, e mikrofonit, por shumëdimensionale, lidhur me figurën e Petrit Dumes, shprehet: “E veçanta e Petrit Dumes ishte se kishte një karakter të rrallë e një humanizëm të madh. Gjithçka që pati në dorë ia kushtoi sportit, njerëzve të tij.

bellova

Pallati i Sportit në Tiranë është vepër e tij, e dëshirës që edhe në Tiranë të zhvillohej një aktivitet ndërkombëtar, si ai a Kampionateve të Ushtrive të Vendeve Lindore në volejboll. Po kështu edhe kompleksi i klubit ‘Partizani’. Është një detyrim moral te flasësh e të trajtosh figurën e madhe pozitive të Petrit Dumes.

pallati i sportit

U takon të gjithëve që të krijojnë një simbol vlerësues, një çmim special vjetor me emrin e tij që t’u jepen për merita sportistëve e figurave të mëdha. Të paktën është një formë për ta kujtuar, respektuar e nderuar madhështinë e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"