Ibiza në festë, shtohen 2500 vende me skela për Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 15:40

Ibiza në festë, shtohen 2500 vende me skela për Barcelonën

Kushdo që ka kaluar pranë stadiumit “Can Misses” paraditen e djeshme ka kuptuar shumë shpejt se nuk ishte një ditë si gjithë të tjerat për skuadrën e Ibizës. Ndeshja që do të luajë sot kundër Barcelonës në orën 19:00 i ka vënë të gjithë në punë dhe ekipi i drejtuar nga Amadeo Salvo ka bërë ndërhyrje të shumta në stadium për të shtuar numrin e tifozëve që do të jenë prezentë. 

15795236244755

Ky stadium ka kapacitet afro 5000 tifozë, por do të shtohen edhe disa stola të tjerë me anë të skelave për ta çuar në 7000 numrin e tifozëve që do të jenë të pranishëm. Kërkesat për bileta kanë qenë të larta, por kaq është kapaciteti i stadiumit dhe Ibiza nuk ka arritur që t’i kënaqë të gjithë. Skelat për instalimin e disa vendeve të tjera shtesë kanë ardhur nga Barcelona dhe Valencia dhe janë montuar ditën e djeshme.

Në klub u zgjidh gjithashtu edhe çështja e biletave të vjedhura disa ditë më parë. Për fatin e drejtuesve, në këtë stadium nuk ishte i nevojshëm instalimi i VARit, sepse në këtë fazë të “Kupës së Mbretit” nuk është nevoja për prezencën e VAR-it. Problemi kryesor i Barcelonës për këtë ndeshje është fusha me tapet artificial, por gjëja pozitive është që kushtet e saj për momentin janë perfekte.

ibiza-barcelona-220120b

Ajo i ka superuar reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjen që pati ky rajon gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, ditën e sotme pritet që kushtet atmosferike të jenë perfekte për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli. Barcelona do të vijë me ekipin më të fortë për ta fituar këtë sfidë dhe për të vazhduar rrugëtimin pozitiv të nisur me trajnerin Kike Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"