Strategjia për fitimin e titullit, zbulohet urdhri i Halilit për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 12:46

Strategjia për fitimin e titullit, zbulohet urdhri i Halilit për ekipin

Euforia ka qenë armik ja e Tiranës prej shumë kohësh. Sapo fitojnë një ndeshje, të gjithë hapin gojën dhe flasin për titull. Aq problem është ky fakt, sa tani është kthyer në një makth për bardheblutë. Sapo Tirana fitoi tri ndeshjet e para dhe barazoi një, u fol për titull. Pastaj erdhi katrahura dhe kampionati u harrua. Me fitoren në derbi dhe dy ndeshjet e tjera të fundvitit, gjithçka ndryshoi dhe skuadra është sërish pretendente për kreun.Tirana

Gjithsesi, presidenti i Tiranës, Refik Halili, në një bisedim të gjatë para nisjes në Turqi, por edhe trajneri Emanuel Egbo i kanë kujtuar skuadrës, që nuk duhet të përmendin fjalën titull. Është e sigurt që të gjithë duan titullin dhe të shpallen kampionë, me Halilin të parin, por për çështje tersi, fryrjeje e kotë e skuadrës apo shansi, askush nuk duhet të flasë për titullin. Nuk ka deklarata të çekuilibruara. Sipas Halilit, titulli do të fitohet ndeshje pas ndeshjeje, duke mos folur në TV, por në fushën e lojës. Pra, presidenti kërkon skuadër me këmbë në tokë, njësoj si trajneri Emanuel Egbo.

Tirana, skuadra më e titulluar në Shqipëri, feston sivjet 100-vjetorin e themelimit dhe njëkohësisht duke hyrë në vitin jubilar. I themeluar në datën 15 gusht të vitit 1920, klubi bardheblu ka ndryshuar disa herë emrin gjatë historisë, megjithatë sukseset kanë qenë të shumta për ta. Në vitet e fundit, Tirana e ka humbur jo pak shkëlqimin e saj, duke rënë edhe nga kategoria, e madje rrezikoi shumë edhe sezonin e shkuar.refik halili

Drejtuesit e klubit bardheblu po punojnë që në 100-vjetor të rikthehen te trofetë, por duke premtuar për skuadrën financa solide, por edhe shumë qetësi. Tirana nuk e fiton titullin prej 2009-ës së largët kur ngriti trofeun e 24-t të saj. Skuadra gjithashtu është më e titulluara në Shqipëri, me 16 Kupa, 24 kampionate dhe 11 Superkupa.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"