Calja e Qerimaj shkëlqejnë në Katar, 6 medalje nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 9:18

Calja e Qerimaj shkëlqejnë në Katar, 6 medalje nga kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare e peshëng ritjes ka shkëlqyer në ditën e parë të garave në “Qatar International Cup”, event kualifikues për në Lojërat Olimpike, që po mbahet në Doha, ku ka arritur të fitojë plot 6 medalje me sportistët Briken Calja dhe Erkand Qerimaj. 


1b1cfe81-e935-4204-9911-5bdf40a8f534

Dy shtangistët kuqezi dhuruan një paraqitje fantastike, duke kurorëzuar një sezon tepër pozitiv. I pari që u ngjit në pedanë ishte Briken Calja. 29-vjeçari mahniti sërish, teksa i shtoi edhe tri medalje të tjera koleksionit të tij, duke e ngjitur flamurin tonë kombëtar në podium. Peshëngritësi nga Shtërmeni jo vetëm po plotëson numrin e garave të nevojshme në prag të Olimpiadës, aty ku e ka pjesëmarrjen të sigurt, por po bind në çdo garë me provat e tij.

Ndonëse nuk paraqitej në formën e tij më të mirë, teksa vuan një dëmtim në shpatull e qafë, ai arriti të rrëmbente tri medalje bronzi në kategorinë e peshave 73 kg. Calja regjistroi rezultatin 147 kg në stilin e shkëputjes, ku realizoi vetëm dy prova (dështoi në njërën). Më pas, në stilin e shtytjes, ai ngriti me sukses 180 kg dhe nuk rrezikoi me prova të tjera, duke parë edhe gjendjen e tij jooptimale. Me këto rezultate Calja merr nga një medalje bronzi në secilin stil. briken-calja-1-1

Kështu, ai e përfundon dygarëshin me 327 kg, duke marrë edhe një tjetër medalje bronzi, që është e 13-ta ndërkombëtare për këtë vit (3 europiane, 1 botërore dhe 9 në grand prix). Shumë i lumtur për këtë sukses, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Calja shkruan: “33 medalje ndërkombëtare të fituara në të gjithë karrierën time, si askush tjetër në historinë e peshëngritjes shqiptare. Pavarësisht një dëmtimi në shpatull që më shoqëroi gjatë garës së fundit, arrita të rrëmbej plot 3 medalje për Shqipërinë, duke marrë pikë të vlefshme për Olimpiadën e ardhshme”. QERIMJS

Më pas në orët e mbrëmjes ishte radha e Erkand Qerimajt. Edhe shkodrani ka pasur një vit për t’u mbajtur mend me sukseset e shumta si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Qerimaj garoi në peshat 81 kg dhe regjistroi rezultatin 157 kg në shkëputje, duke marrë medalje bronzi.

Në stilin e shtytjes ngriti 194 kg, duke përmirësuar me 1 kg rekordin e tij kombëtar, rezultat që i jep një tjetër medalje bronzi. Me 351 kg në dygarësh, Qerimaj fiton medalje argjendi, duke marrë pikë të rëndësishme kualifikuese për në Tokio. Sot në orën 19:00 është radha e Krenar Shorajt, me vlonjatin që garon në peshat 96 kg.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"