FSHF hap hetim, Branica: Shkumbini është “viktima”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 19:35

FSHF hap hetim, Branica: Shkumbini është “viktima”

Disiplina ka hapur një hetim për dhunën që u shfaq në Peqin, në ndeshjen me Dinamon. Mbetet për t’u parë çfarë vendimi do të merret, ndërsa trajneri Sokol Branica vazhdon të theksojë se Shkumbini është viktima. Branica - Shkumbini

“Më vjen keq që media të ndryshme nuk e pasqyrojnë si duhet ngjarjen, duke treguar vetëm atë anë të medaljes që u intereson. Ne kemi ngritur zërin për gjykimet e padrejta, duke filluar nga transferta me Korabin, por nuk është marrë asnjë masë. Jemi mundur në shtëpi nga Veleçiku, kemi barazuar me Kastriotin dhe Egnatian dhe i kemi pranuar sportivisht rezultatet.

Ndeshjen me Dinamon e arbitron në mënyrë të turpshme një arbitër si Bebja. Si klub, presim të merren masa ndaj tij, duam arbitra që gjykojnë me korrektësi. Pas ndeshjes një adoleshent i irrituar ka tentuar ta godasë arbitrin, por isha unë i pari e më pas disa lojtarë që e kemi mbrojtur.BRANICA

Arbitri nuk është goditur, është përcjellë në dhomat e zhveshjes e më pas jashtë stadiumit. Kërkojmë që FSHF-ja ta shohë me detaje arbitrimin e Bebjas, të gjykohen shkeljet flagrante të rregullores”, tha Branica.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"