500 milionë euro, Reali çon në stratosferë çmimin për largimin e talentit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 23:54

500 milionë euro, Reali çon në stratosferë çmimin për largimin e talentit të tij

Real Madridi e ka shumëfishuar klauzolën e largimit të mesfushorit uruguajan Federiko Valverde në 500 milionë euro.

valverde

Sipas medias spanjolle “Diario Madridista”, klubi spanjoll ka vendosur të çojë në stratosferë prishjen e kontratës së 21-vjeçarit Valverde. Mançester Junajtid është skuadra që interesohet më së shumti për mesfushorin e ri të talentuar. “Djajtë e Kuq” dëshirojnë që të shkëmbejnë Pol Pogbanë me Valverden, por drejtuesit e Realit hezitojnë të heqin dorë nga lojtari i tyre duke parë kontributin e madh që ka dhënë për 13-herë kampionët e Europës në këtë sezon.

paul_pogba_manchester_united_1_0

Nëse Pogba largohet, Mançester Junajtid duhet të lëvizë për të gjetur një mesfushor të ri dhe duke parë shifrën e çmendur që Reali ka vendosur për Valverden, drejtuesit e “Djajve të Kuq” do të përpiqen ta bindin vetë lojtarin që të zgjedhë fanelën e Mançester Junajtid për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"